Home / Aktualitet / U përplas ashpër me Frrok Çupin, paralajmëron Grida Duma

U përplas ashpër me Frrok Çupin, paralajmëron Grida Duma

Ish deputetja demokrate Grida Duma në një shënim në mediat sociale ka reaguar pas debatit që pati mbrëmjen e kaluar me analistin Frok Çupi.

Duma ka paralajmëruar se qëndrimi i mbrëmshëm dhe çdo tjetër i tillë do të jetë edhe më shumë se në proporcion të asaj që meritojnë batakçinjtë, mbllaçitësit dhe pagatorët që dërdëllisin mesazhet që i porosit zyra e propagandës së Ramës.

“Guximi i pacipë dhe pretendimi i këtyre që pasi vjedhin, përfitojnë, shkelin u dashka ti ruash edhe tonin e sjelljen sepse kanë iluzionin që do t’i marrin frymën, do t’i heqin zërin, mendjen e veprimin e shqiptarëve, do marrë këtë dhe më shumë se kaq si kundër përgjigje. Asnjë kompleks me këtë! Durimi i tepërt nuk është më edukatë e mirë, por dobësi e keqe që i bën dëm të madh sot vendit.”- shprehet Duma.

Postimi i plotë: Të nderuar miq, Sot përfaqësues të qeverisë për t’ju fshehur nga bataku të ulët ku u gjenden për shkak të një beteje të humbur në debatin publik, e mbi të gjitha të dështuar në rrugëtimin europian; mbllaçisin sërish se sa shumë paskam goditur mbrëmë një folës të paguar e të instruktuar të tyrin.

Qëndrimi i mbrëmshëm dhe çdo tjetër i tillë do të jetë edhe më shumë se në proporcion të asaj që meritojnë batakçinjtë, mbllaçitësit dhe pagatorët që dërdëllisin mesazhet që i porosit zyra e propagandës së Ramës.

Guximi i pacipë dhe pretendimi i këtyre që pasi vjedhin, përfitojnë, shkelin u dashka ti ruash edhe tonin e sjelljen sepse kanë iluzionin që do t’i marrin frymën, do t’i heqin zërin, mendjen e veprimin e shqiptarëve, do marrë këtë dhe më shumë se kaq si kundër përgjigje.

Asnjë kompleks me këtë! Durimi i tepërt nuk është më edukatë e mirë, por dobësi e keqe që i bën dëm të madh sot vendit.

Përgjigjen do ta marrin si e meritojnë! Në aq sa mund të shprehet në një status, kam falenderim për gratë e admirueshme të këtij vendi veçanërisht, të cilat më kanë shkruar me respekt për forcën.

Unë e di, e di se si gratë që bëjnë betejë në çdo element të jetës në këtë vend kanë forcën e dhënë nga Zoti, për tu përmbajtur ndaj llumit kur u del përpara.

Kanë forcën për ta skalitur fitoren e vet me durimin e një heroine.

Çdo herë, në çdo çast të vetëm që do të guxojnë të gjuajnë me llucin nga gjenden, do duhet të mësojnë që duke u shitur prej 30 vitesh edhe paratë me të cilat janë blerë, nuk do jenë dot mbrojtje e përjetshme për askënd.

Çdo herë që do guxojnë të gjuajnë me këtë llucë do duhet të dinë që Shqipëria edhe pa dashjen e tyre ka burra e gra që do ta çojnë këtë vend në perëndim me të përditshmen e tyre.

Ka gra e burra që me vlerat që kanë, ndërtojnë shumë më mirë se mbetjet e kohërave të errëta që jetojnë si shushunja në damarët e zhvillimit.

Check Also

Ja pse ia hodhi hetimit të SPAK Manastirliu

Një ministre e kabinetit Rama prej muajsh ka qenë nën lupën e prokurorisë së Posaçme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × four =