Home / Aktualitet / U përfol si ministër i Brendshëm, përgjigjet Taulant Balla dhe komenton protestat

U përfol si ministër i Brendshëm, përgjigjet Taulant Balla dhe komenton protestat

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka theksuar se nuk do të marrë postin e ministrit të Brendshëm pasi rregulloja e Partisë Socialiste nuk e lejon që Sekretari i Përgjithshëm të bëhet ministër.

Në një deklaratë për mediat nga Elbasani, Balla foli edhe për protestën e organizuar nga shoqëria civile për vrasjen e Klodian Rashës, ku theksoi se ditën e parë tubimi ishte nga qytetarë ndërsa tani protesta është grabitur nga forcat politike të Partisë Demokratike dhe LSI pasi ka persona të infiltruar dhe që sponsorizohen prej tyre. Lidhur me veprimet e policisë, Balla tha se forcat blu po mbrojnë institucionet e tyre dhe se shpreh solidaritetin me policët e dëmtuar në tubim. ka theksuar se vendimi i Komisionit të Venecias dje ka certifikuar legjitimitetin e Kuvendit të Shqipërisë  dhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që partitë opozitare duhet të garojnë bashkë në zgjedhje e 25 prillit

Pyetje: Komisioni i Venecias i konsideroi të ligjshme ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe Koalicionet parazgjedhore

“Opinioni i Komisionit të Venecias është miratuar dje, është një dokument që do të zbatohet nga të gjitha palët. Gjëja e parë lidhet me legjitimitetin e Kuvendit të Shqipërisë, edhe Venecia e ka certifikuar që dorëzimin e mandateve ana e një pjese të opozitës ka qenë një hap i gabuar, por që nuk ka prekur aspak legjitimitetin e Kuvendit vendimmarrës dhe funksional.E dyta lidhet me procesin zgjedhor të  25 prillit, do të shkohet në zgjedhje me ndryshimet që kanë ardhur për pasojë e marrëveshjes së 5 qershorit, që më 25 prill qytetarët shqiptarë të shprehin vullnetin e tyre qoftë për  programin, partitë por duke votuar edhe për deputetin.

Alibitë e humbjes së radhën nga opozita jashtë parlamentare që lidhet me çështjen e koalicioneve zgjedhore, në kushtet e hapjes së listave ka qenë e vetmja zgjedhja, një subjekt zgjedhor  i vetëm për çdo grupim partiak, që do të thotë që janë të lirë që të bëhen bashkë edhe Ilir edhe Saliu edhe Luli e Monika të garojnë në të njëjtin subjekt zgjedhor, Luli i pari Monika e dytë Saliu i treti, Iliri i katërti dhe të garojnë që të marrin votën e shqiptarëve. Por Venecia thotë se kjo është një praktikë e konsoliduar, është një standard që gjendet në shumë vende dhe për fat të mirë Shqipëria e ka prodhuar në vitin 2017, ku është garuar pa kualicione zgjedhore, por çdo subjekt politik më vete.  Ata janë bashkë, unë ku ta gjej që të jenë të gjithë bashkë sepse e kam më të thjeshtë të fitoj me ta.

Tani është detyra e KQZ për të garantuar një proces zgjedhor të lirë dhe  demokratik, jemi në një fazë ku është mundësuar edhe regjistrimi i qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit për të shkuar tek vota e qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe që ka qenë një objektiv kryesor i Partisë Socialiste, për fat të keq PD-ja bëri gjithçka për të ndaluar votimin e tyre”, tha Balla.

Balla u pyet edhe për protestat në vend për vrasjen e 25 vjeçarit. Ai tha se protesta e cila nisi e lirë dhe e drejtë, tashmë është grabitur:

Pyetje: Z. Balla si po i konsideroni protestat që tashmë po zhvillohen në çdo qytet?

“Protesta e ditës së parë u organizua nga zëra qytetarë të pa angazhuar në politikë por protesta tashmë është grabitur nga politikanë të shtetit, Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Lulëzim Basha janë tashmë grabitësit e protestës e cila nisi si një protestë e drejtë për të ngritur zërin ndaj akti kriminal të cilësuar nga rinia jonë, ka marrë prokuroria  të pandehur punonjësin e policisë dhe gjykata e ka vendosur pas hekurave  dhe pritet për procedimin penal. Ndërkohë që shqiptarët nuk kanë harruar se kur Sali Berisha dhe Ilir Meta vrisnin qytetarë në Bulevard bashkë me Ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha,   urdhrat e prokurorisë për vrasësit nuk ekzekutoheshin dhe merreshin në mbrojte. I bëj thirrje çdo qytetari shqiptar që të kuptojë se tashmë nuk janë protesta qytetare sepse ato u vodhën dhe grabitën nga opozita e Sali Berishës dhe Liri Metës dhe tashmë kemi të bëjmë me disa akte dhune dhe huliganizëm, jeni dëshmitarë që mbrëmë  në Elbasan PD ishte organizatore. Në Shkodër sot organizimi është nga Partia Demokratike, në Korçë organizohej nga PD dhe LSI. Dhuna po sponsorizohet me paratë e korrupsionit të pandëshkuar  të Sali Berishës, Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe Lulëzim Bashës. Këto akte dhune çuditshmërisht nuk kanë ndodhur kurrë në këto 30 vite, nuk janë sulmuar kurrë objekte shtetërore, nuk di ku është arsyeja të shkulin semaforin të dëmtosh sinjalistikën rrugore, ti vesh flakën kazanëve të plehrave apo të sulmosh edhe ndonjë parti politike ndërkohë që nuk ka ndodhur kurrë. Ky është frymëzim që vjen jo nga qytetaria por nga paratë e korrupsionit 30 vjeçar ende të pa ndëshkuar. Por ne e kemi thënë, sa më shumë do të vijnë dhimbjet nga goditjet e SPAK-ut, aq më shumë do të rritet vandalizimi i polotikës se politikanëve të së keqes. Aq më shumë jep SPAK-u rezultatet e veta, aq më shumë rënkon katërshja e politikanëve të së keqes në Shqipëri “, u shpreh deputeti. 

Pyetje: Si po e menaxhon policia këtë situatë?

“Policia shqiptare po mbron institucionet e veta, kemi një numër të konsiderueshëm policie të dëmtuar nga goditjet e këtyre adoleshentëve dhe jo vetëm sepse mes tyre ka të infiltruar edhe nga PD dhe LSI. Shpreh solidaritetin me punonjësit e policisë të dëmtuar me familjen e tyre dhe uroj shërim të shpejtë, përshëndes angazhimin e qeverisë për të garantuar mjekimin e tyre jashtë vendit. Janë më shumë se 200 punonjës policie në këto 30 vite, të cilët kanë humbur jetën, në përpjekje me bandat.

Për sa i përket rastit tragjik të 25-vjeçait, ne kemi vendosur një standard, me një akt moral të dorëheqjes së Ministrit të Brendshëm.

Dorëheqja e Ministrit është akt moral dhe standard politik, kërkesa për dorëheqjen e Drejtorit të Policisë është një inspirim që vjen nga selitë e PD dhe LSI.”- theksoi Taulant Balla.

Pyetje: A jeni një nga kandidatët për të kryesuar Ministrinë e Brendshme?

“Unë jam Kryetari i Grupit Parlamentar të PS dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, dhe e kam thënë që sipas rregullave të PS, Sekretari i Përgjithshëm nuk mund të marrë një detyrë ekzekutive”, përfundoi Sekretari i Përgjithshëm.

(E.G/Faxweb.al)

Check Also

Ja pse ia hodhi hetimit të SPAK Manastirliu

Një ministre e kabinetit Rama prej muajsh ka qenë nën lupën e prokurorisë së Posaçme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 + 3 =