Home / Aktualitet / U njohën në rrjete sociale, shqiptari përdhunon 15-vjeçaren me probleme mendore

U njohën në rrjete sociale, shqiptari përdhunon 15-vjeçaren me probleme mendore

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi akuzoi se përdhunoi një të mitur të moshës 15-vjecare, e cila kishte probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qytetin e Volos. Sipas mediave greke, shqiptari dhe e mitura janë njohur në rrjetet sociale dhe më pas janë takuar.

Denoncimi në polici u bë nga prindërit e viktimës, të cilët u tronditën nga dëshmia e saj. Ata pretendojnë se shqiptari përfitoi nga paaftësia e pjesshme mendore e vajzës për të abuzuar seksualisht me të, shkruajnë mediat greke.

Por gjatë marrjes në pyetje, ai ka mohuar të ketë abuzuar me vajzën, ndërsa deklaron se vetëm janë puthur. Sipas legjislacionit grek, nëse vërtetohet akuza e perdhunimit, shqiptari rrezikon deri në 10 vite burg.

Check Also

Tirana nesër pa drita, ja në cilat zonat do të ndërpritet energjia për disa orë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar banorët e kryeqytetit se ditën e nesërme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × five =