Home / Aktualitet / U masakrua me thikë në banesën e tij/ Fqinjët tregojnë vrasjen makabre të të moshuarit në Vlorë

U masakrua me thikë në banesën e tij/ Fqinjët tregojnë vrasjen makabre të të moshuarit në Vlorë

91-vjeçari Seri Petanaj u gjet ditën e djeshme i masakruar me thikë në banesën e tij në Vlorë

Atij i janë gjetur shenja goditjeje me thikë në trup dhe fyt, ndërsa mendohet se ai është grabitur. Për ngjarjen kanë reaguar edhe fqinjët e 91-vjeçarit që shprehen se ende nuk e besojnë atë që ka ndodhur.
“Unë sot e dëgjova. Ishte burrë i mirë, i nderuar, me djem të mirë. Kur mora vesh sot u habita. Mirë që e grabitën, por pse e vranë? E kishin, lidhur, mbyllur në banjo e kishin qëlluar me thikë,” tha fqinji.
Tentativa për një grabitje të mundshme bazohet në gjurmët e gjakut të gjetura në disa mobilje dhe sirtare ndërsa dyshohet se grabitësit ende të paidentifikuar janë futur në banesën e të moshuarit për ta grabitur dhe kur kanë ndeshur rezistencën e tij e kanë qëlluar me thikë për vdekje.
Ende punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes së rëndë.

Check Also

Paradoksi, “një populli deputet”

Nga Afrim KRASNIQI- Gjatë muajve të verës PD në opozitë nisi një proces propozimesh për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × three =