Home / Stili i jetes / U martova me një bipolar/ 3 vitet tona në karusel

U martova me një bipolar/ 3 vitet tona në karusel

Ishte kaq tërheqës kur e njoha. Plot energji, plot surpriza. “Sigurohu ta kesh të lirë fundjavën, do ta shohësh ku do të të çoj”, më thoshte. Njëherë në një hotel të vogël buzë detit, njëherë tjetër një darkë romantike në një kështjellë toskane. Një të premte mbrëma, gjithashtu, u gjenda në një fluturim për në Amsterdam. Me pak fjalë, një vullkan. Disa herë pyesja veten nëse mund t’ia lejoja vetes të gjitha këto, mos e kisha humbur sensin e realitetit, por pastaj heshtja dhe dëgjoja atë zërin përshpëritës: pse nuk duhet ta lija veten të lirë në atë dashuri të re? Isha mësuar me tipa më individualistë, jo aq bujarë. Ndoshta ishte frika nga vuajtjet që më krijoi skrupuj. Ai është pronar i një biznesi të vogël, i thoja vetes dhe dëshiron të shijojë jetën. Më dukej se kisha njohur një burrë me të njëjtat pasione dhe me një dozë të mirë bujarie që do ta kishin zili edhe njëzetvjeçaret, e lëre më moshataret e mia dyzetvjeçare. Andrea, le ta quajmë kështu, adhuronte të udhëtonte, të vizitonte ekspozitat dhe muzetë, por edhe malet. Ai lexoi me shpejtësinë e vetëtimës të njëjtët libra unë i mbaja prej muajsh grumbull në komodinën time.

Dhe i kishte bërë për vete miqte mi me batutat gjithmonë gati dhe një alegri thuajse ngjitëse. Një nga ata njerëz që ishin shpirti i festës. Të biesh në dashuri të shkakton një tronditje që koha dhe rutina veniten, të gjithë e dimë këtë. Ajo për të ishte një periudhë euforie ku ngritjet do të pasoheshin nga uljet, por unë e kuptova shumë më vonë. Ndërkaq, u martova me të.

Andrea ka shumë pak miq, diçka e çuditshme për një tip brialnt si ai. Ka pasur shumë të ish të dashura, por nuk flet shumë, di vetëm që në disa raste e kanë lënë ato, herë të tjera i ka prerë marrëdhëniet ky, hajde merre vesh pse. Me kalimin e kohës, zbuloj që herë pas here debaton me dikë sepse i është drejtuar me fraza delikate, për të mos thënë ofenduese, ai i quan shaka, por ka nga ata që i konsiderojnë mungesë respekti. Me prindërit dhe motrën e tij, që jetojnë në një qytet tjetër, ka raporte sporadike. Një vit e gjysmë pas martesës sonë, ai fillon të ketë probleme të mëdha në punë. Shpesh debaton me dy partnerët të cilët fillojnë të shkëpusin nga pozicionet e rëndësishme. Ai flet për këtë me përbuzje, poër ndërkohë të ardhurat e tij po bien dhe ditët e tij po zbrazen. Gjithnjë e më shpesh, duke u kthyer nga puna e gjej para televizorit me një vështrim të zbehur. Me mua është i largët, nuk ka interes për bisedat e mia dhe as për jetët e të tjerëve. S’ka më kinema, teatër, fundjava jashtë qytetit. Dhe unë jam konfuze, po vuaj, kam ankth, pagjumësi. Por mendoj se kriza nuk ka të bëjë me ne të dy, është kriza e tij, mbase depresion.

Unë i sugjeroj t’i drejtohet një psikiatri: kam shumë miq, Michela ose Luca të cilët janë shëruar me doza shumë të lehta të ilaçeve të marra për pak muaj. Por… Ai gjithmonë ia ka dalë vetë mbanë nga ‘uljet dhe ngirtjet’ dhe fjala me të cilën u referohem atyre, janë ‘psikologjikisht të paqëndrueshëm’. Unë tërbohem: Si është e mundur që një person i kulturuar, i shkolluar, të arsyetojë kështu? A thua se po kurohet për bronshhit dhe jo për çrregullimet e humorit?

3 vitet tona në karusel

Vendos t’i ndaj shqetësimet e mia me motrën e ti, por edhe ajo është ‘kundër psikiatrit’ dhe thotë se Andrea gjithmonë është përballur me ‘melankolinë’.  Do të doja që ta shihte  çdo ditë ashtu siç e shoh unë që tashmë e kam humbur qetësinë. Kalojnë muaj dhe përpiqem të mbaj lart moralin etë dyve, por filloj të ndihem më shumë si nënë ose kujdestare se sa grua. Dhe pikërisht kur Andrea pranon të takojë një specialisht, ndoshta vetëm për të shpëtuar prej meje, era e euforisë fillon të fryjë sërish.

Këtu ai fillon përsëri të buzëqeshë, të bëjë shaka, të dalë, të udhëtojë, të fitojë klientë të rinj me projekte për të cilat është i pari që do të mahnitem. Ndonjëherë zgjohem natën dhe e gjej në studion e tij, duke punuar me dizenjot dhe duke e ndier veten gjeni ndërsa planifikon sipërmarrje të lavdishme që do t’i lënë rivalët me gojëhapur nga zilia. Ai pompon adrenalinë, ndonjëherë flet aq shpejt sa ngatërron fjalët dhe nëse nuk e kapni në këtë fluturim, bëhet i paduruar. E pyes nëse ka biseduar me psikiatrin për atë adrenalinë dhe dëgjoj atoë dy fjalët që papritur ndezin dritat në tre vitet tona në karrusel: çregullim bipolar.

Unë ia atribuova sjelljen e Andreas punës por është e kundërta: është çrregullimi i tij që e detyron atë të shfaqë ulje dhe ngritje. Psikiatri më thotë që duhet ta bind të mjekohet, se ka ilaçe që e stabilizojnë, duke i dhënë një jetë normale me pothuajse asnjë efekt anësor. Por Andrea po flutron aq lart sa më shikon si një të mjerë dhe që e quan psikiatrin të çmendur. Kam lexuar në internet gjëra që nuk i dija dhe i shoh tek ai. “Ideorrhea” për shembull: Shpërthimi i idve që vjen në një vazë të ashtuquajtur manie. Pagjumësia. Prirja për të shpenzuar: eh, donte të blinte atë pikturë që tani është e varur në dhomë për të na kujtuar kursimet e humbura. Dhe pastaj shturja seksuale: do të ketë pasur ndonjë aventurë? Mora njëherë një telefonatë të çditshme dhe e pashë pastaj duke shkuruar mesazhe në mënyrë kompulsive. Kështu që do t’i drejothem një psikoterapisti sepse ndihem më keq në këtë fazë se sa kur e shihja në depresion dhe kjo gjithashtu më bën të ndhem fajtore. Nga ana tjetër, ai nuk ka asnjë ndjeshmëri për sheqëtësimin tim, por edhe kjo bën pjesë tek sëmundja e tij. Ndihet i pathyeshëm, optimist dhe i projektuar drejt sukseseve të mëdha.

Unë e doja vërtet Andrean dhe jam e sigurt që edhe ai më donte. Nuk patëm kohë të mendonim për fëmijët dhe nuk di nëse ishte më mirëk ështu. Kemi ndarë momente të bukura, ndonjëherë edhe të qeta. Vendimi im për t’u ndarë prej tij ishte i fortë dhe zemërcoptuar. Kam vuajtur prej shumë kohësh më pas dhe pyesja veten nëse do të kisha rezistuar, nëse nuk do të isha në gjendje ta bindja me kalimin e kohës. Nuk ishte sëmundja që më largoi prej tij, por kokëfortësia për të mos u kuruar. Dhe kjo ishte ajo që s’mund të pranoja. Sepse pashë mungesë dashurie tek ai. Për veten dhe për mua./ Përkthyer nga Elle Italia

Check Also

6 arsye pse duhet të agjëroni, edhe nëse s’jeni besimtarë muslimanë

Orët e para të së premtes shënuan nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët muslimanë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × four =