Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë mesditën e sotme në Gjykatën e Tiranës, ku ka depozituar padi kundër mediave që publikuan lajmin e makinës së tij tip BMW.
Faxweb.al mëson se Lleshaj ka paditur konkretisht portalin CNA.al, i cili ishte dhe i pari që publikoi lajmin mbi makinën e ish-ministrit, ndërsa në seancën paraprake që u zhvillua sot nuk ka pasur një pajtim mes palëve.
Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga Fax News, pavarësisht se nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar, Lleshaj vijon që të ketë shoqërues gjatë lëvizjes së tij, ndërkohë që në kohën kur ishte në Kuvend, mbante disa truproja.