Home / Aktualitet / U largua pas 10 vitesh në krye të LDK-së, kush është Lumir Abdixhiku që zëvendëson Isa Mustafën

U largua pas 10 vitesh në krye të LDK-së, kush është Lumir Abdixhiku që zëvendëson Isa Mustafën

Lumir Abdixhiku është kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. 37-vjeçari ka marrë shumicën e votave të delegatëve dhe në këtë mënyrë është zgjedhur kryetari i ri i LDK-së.

Ai u bë kryetari më i ri që e ka drejtuar LDK-në ndonjëherë dhe për të votuan 191 delegatë të partisë. Pa tij u rendit nënkryetari aktual Lufti Haziri, të cilin e kanë votuar 116 delegatë. Ndërkaq Besian Mustafa ka marrë 16 vota.

Kush është Lumir Abdixhiku?

Abdixhiku ka lindur më 22 prill 1983. Studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2006 ka marrë titullin magjistër shkence në Universitetin e Staffordshire të Britanisë së Madhe, në fushën e Moralit fiskal.

Në vitin 2013, ai ka marrë titullin doktor shkence i ekonomisë, nga Universiteti Staffordshire, pas katër vitesh hulumtimi e kërkimi në fushën e determinantëve të evazionit fiskal të bizneseve në vendet e tranzicionit.

Abdixhiku gjithashtu ka qenë drejtor ekzekutiv i Institutit “Riinvest”. Ai iu bashkua këtij instituti në vitin 2005 dhe që nga atëherë ka qenë i angazhuar në disa projekte kërkimore, të avokimit e zhvillimit – në Kosovë dhe jashtë saj.

Për një kohë, Abdixhiku shkruante nga një kolumne të rregullt javore, në gazetën ditore “Koha Ditore”.

Në vitin 2017, Abdixhiku iu bashkua Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në dy palë zgjedhje të mbajtura, ai u zgjodh dy herë deputet i Kuvendit të Kosovës, ndërsa këtë e ka arritur edhe në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit.

Në angazhimin e tij parlamentar, Abdixhiku ka qenë edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa.

(E.H/Faxweb.al)

Check Also

Maliqi: Uragani popullor është nisur, askush nuk e ndal në 25 prill

Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga votimi i 25 prillit, kandidati për deputet në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 + four =