Home / Aktualitet / U kërkoi që të vendosnin maskën, babë dhe bir godasin efektivin e policisë

U kërkoi që të vendosnin maskën, babë dhe bir godasin efektivin e policisë

Një punonjës i policisë rrugore në Berat është dhunuar nga një 54-vjeçar dhe djali i tij 17-vjeç pasi u kishte kërkuar mbajtjen e maskës dhe dokumentacionin.

Për këtë arsye policia ka arrestuar në flagrancë i shtetasin E. D., 54 vjeç, si dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij, shtetasin S. D., 17 vjeç, banues në Berat.

Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. N., 31 vjeç banues në Çorovodë dhe F. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia

Check Also

Banori zhvesh Ramën dhe ministrin me çorape të kuqe

Kryeministri Edi Rama, ka qenë ditën e sotme në fshatin Gjepalaj të Shijakut, ku ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 5 =