Home / Aktualitet / U kapën me 1 kg kokainë, Gjykata e Tiranës jep vendimin për shokun e Emiljano Shullazit

U kapën me 1 kg kokainë, Gjykata e Tiranës jep vendimin për shokun e Emiljano Shullazit

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy të rinjtë që tre ditë më parë u kapën me rreth 1 kg kokainë në zonën e “21 dhjetorit”.

Besmir Sula dhe Aleksandër Alegri do të qëndrojnë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve. Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën e shpërndarjes së lendëve narkotike në doza të vogla klientë të ndryshëm në qytetin e Tiranës. Sipas hetimeve paraprake ata e shisnin drogën me sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, kundrejt vlerës 45 euro për gram.

Besmir Sula, i cili njihej dhe me mbiemrin Zeneli dhe Aleksandër Algeri u arrestuan tre ditë më parë nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen se trafikonin droga të forta. Ata u arrestuan në  vendin e quajtur “21 Dhjetori”, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre 2 personave u gjet një sasi me rreth 800 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë. Lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular dhe një automjet që autorët e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Ndërkohë, sipas policisë një nga të arrëstuarit, më konkretisht, 35-vjeçari, Besmir Sula, nga Bulqiza, ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ai për më tepër i ka bërë dhe rezistencë punonjësve të policisë duke goditur makinën e tyre dhe duke iu rrezikuar jetën gjatë një operacioni në vitin 2017, kur dhe u arrestua.

Ndërsa, Alegri njihet si shoku i Emiljano Shullazit dhe ka qenë i ndaluar më parë përshkak se në makinën ku po udhëtonte së bashku me Emiljano Shullazin dhe pjesëtarë të tjerë të grupit janë gjendur armë zjarri, thika, kanabis dhe sende të tjera të jashtëligjshme.

(E.H/Faxweb.al)

Check Also

Vasilika Hysi nuk do të garojë për deputete në zgjedhjet e 25 prillit

Ditën e sotme gjatë prezantimit të programit “Drejtësia që duam” nënkryetarja e  kuvendit Vasilika Hysi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × five =