Home / Aktualitet / U infektua me koronavirus, moderatori i njohur flet për “rrugëtimin” e tij: Nuk ishte e lehtë…

U infektua me koronavirus, moderatori i njohur flet për “rrugëtimin” e tij: Nuk ishte e lehtë…

Gazetari dhe moderator i njohur Bledi Strakosha e ka fituar betejën me koronavirusin.

Lajmin e ka bërë me dije vetëm gazetari me anë të një postimi në rrjetet, ku shkruan se ka rezultuar negativ në testin e fundit për Covid-19.

Ndër të tjera ai shkruan se beteja e tij nuk ka qenë e lehtë, por fatmirësisht ia ka dalë.

“Të dashur miq, më në fund trupi im e fitoi betejën me Covid-19. Tashmë rezultoj negativ në të gjitha kontrollet e bëra. Nuk ishte e lehtë, por gjithsesi shumë më pak e vështirë se lufta që po bëjnë shumë të tjerë që janë shtruar në spitale. Faleminderit nga zemra të gjithë mjekëve qe më ndoqën e asistuan me aq përkushtim. Faleminderit familjes sime. Faleminderit shumëëë edhe secilit prej jush (të njohur e të panjohur) që më qëndruat pranë në rrjet e më dhatë kurajo. Ju lutem kujdesuni për veten! Virusi do bëjë të vetën, por edhe ne duhet të bëjmë tonën,” shkruan moderator.

Kujtojmë që Bledi Strakosha ka rezultuar poztiv me Covid-19 më 28 korrik.

Screenshot_25.png

Check Also

Rëndohet situata e COVID-19/ 3 persona humbin jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend, mes viktimave dhe një i ri

3 viktima dhe 131 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 5 =