Home / Intervista / “U godit besimi qytetarëve”/ Analisti Çupi flet për mosshkarkimin e Metës: “Mazhoraca bëri gafën më të madhe”

“U godit besimi qytetarëve”/ Analisti Çupi flet për mosshkarkimin e Metës: “Mazhoraca bëri gafën më të madhe”

Parlamenti vendosi sot të mos propozojë shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, ndonëse prej një viti ky i fundit është hetuar nga komisioni i posaçëm mbi ligjshmërinë e veprimeve për zgjedhjet vendore dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Analisti Frrok Çupi, tha në emisionin “Top Talk” se me këtë akt është goditur besimi i qytetarëve.

Çupi pretendon se mazhoranca sot tregoi se është e dobët dhe ngriti akuza se kryeministri Edi Rama po lëshon koncesione për Metën.

Sipas tij, Kreu i Shtetit është ikona e korrupsionit dhe ka abuzuar rëndë me Republikën.

“Shteti ynë është goditur disa herë me armë, me financa, është goditur me ligj kundër pronës, është goditur me drejtësi të padrejtë, ndërsa sot është goditur besimi. A mund të rikuperohet besimi te shteti. Kur do të ndalet hapi i këtij vrapi? Mazhoranca sot tregoi se është e dobët. Kjo dëshmoi se ka arsye por nuk ka forcë.

Sot shteti ndodhet në kurthin e Ilir Metës. Rama po lëshon koncesione ndaj Metës, që nuk është një njeri i zakonshëm. Ilir Meta është ikona e  korrupsionit, siç e tha dhe mazhoranca është presidenti që abuzon me Republikën. Mazhoraca bëri gafën më të madhe e cila tha se dëmi nuk ishte gjë. Mazhoranca priste të ndodhte edhe njëherë ’97-ta, atëherë ku do ta gjejë edhe njëherë Ilir Metën që ta dënojë”, theksoi ai./ CNA.al

Check Also

Shifrat e fundit/ 3 viktima nga COVID-19, ja sa raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 1 =