Home / Sport / U fut për të transportuar lojtarin e dëmtuar nga fusha, ambulanca fiket në mes të stadiumit

U fut për të transportuar lojtarin e dëmtuar nga fusha, ambulanca fiket në mes të stadiumit

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në ndeshjen e Kupës së Portugalisë mes Bragës dhe Portos.

Çudirat në futboll nuk kanë fund, dhe pavarësisht rezultatit përfundimtar 1-1 dhe ndeshjes shumë të luftuar e cila kishte edhe 2 kartonë të kuq, një episod vërtet i veçantë u regjistrua në këtë duel. David Carmo, futbollist i skuadrës vendase, u dëmtua në gjysmën e pjesës së dytë.

Ai nuk mund të vazhdonte lojën dhe u desh autoambulanca të futej në fushë për ta marrë dhe për ta transportuar.

Aty lindi një problem, që u zgjidh nga futbollistët. Autoambulanca e kishte të vështirë të lëvizte dhe lojtarët u detyruan ta shtynin, që të dilte jashtë fushës së blertë. Sigurisht që gjithçka u kap nga kamerat dhe videot u kthyen virale në rrjetet sociale.

Check Also

Përballja me Atalantën, mesfushori i Realit ‘tallet’ me kundërshtarin

Mesfushori i Realit, Toni Kroos ka folur për përballjen në Champions kundër Atalantës ditën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 5 =