Home / Aktualitet / U fut në magazinë për të shpëtuar të tjerët, gjendet trupi i pajetë i Arjan Salës

U fut në magazinë për të shpëtuar të tjerët, gjendet trupi i pajetë i Arjan Salës

Forcat zjarrfikëse kanë gjetur trupin e Arjan Salës, pas më shumë se 59 orësh kërkime dhe betejë me flakët te qendra tregtare Casa Italia. 33 vjeçari u fut pasditen e 24 marsit në magazinën e objektit për të shpëtuar punonjësit nga flakët, por mbeti vetë brenda.

Rreth orës 01.40 minuta pas mesnate, forcat zjarrfikëse kanë mundur të gjejnë trupin e pajesë të shefit të sigurisë së qendrës tregtare.

Për shkak të materialeve që ndodheshin në magazinë, zjarr ishte i madh dhe temperatura dje sipas ekspertëve zjarfikës, i kalonte 1 mijë gradë celsius, ndaj ndërhyrja deri në vatrën kryesore ishte e pamundur, sepse objekti ishte në katin -1 dhe nuk kishte ventilim.

Zjarrfikësit e angzhuar në këtë operacion u detyruan të thyenin soletën për të hyrë brenda në magazinë.

Dy ditë më parë Komandanti i forcave të Tiranës Saki Sheshi, u shpreh për mediat se temperatura ishte aq e lartë saqë zjarrfikësit hidhnin ujë vazhdimisht në katet e mësipërme, që të mos shembej e gjithë godina.

Fatkeqësisht, pas 59 orësh kërkime, Arjan Sala është nxjerr i pajetë nga magazina ku hyri dhe shpëtoi të gjithë kolegët, por vetë nuk arriti të dilte.

Check Also

Si Kina dhe Rusia po përdorin fuqinë e tyre për të kërcënuar demokracitë

Nga Christopher WALKER & Jessica LUDWIG *- Demokracitë kanë hasur jo pak vështirësi, ndërsa autokracitë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − 8 =