Home / Aktualitet / U ekzekutua në vendin e punës, del identiteti i shqiptarit që u vra ditën e djeshme në Greqi

U ekzekutua në vendin e punës, del identiteti i shqiptarit që u vra ditën e djeshme në Greqi

Martin Rica është 58-vjeçari shqiptar që u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në afërsi të Kavallës në Greqinë veriore.

Sipas policisë, viktima punonte në zonë prej disa vitesh dhe njihet si person pa probleme dhe punëtor i mirë.
Viktima kishte dy shenja plumbash në kokë dhe gjoks, por ende nuk dihet lloji i armës së përdorur, si dhe shkaqet e ekzekutimit të tij.
Gjeneralitet e viktimës i janë derguar autoriteteve shqiptare,në tentativë për zbardhjen e shkakut të vrasjes.
Trupi i viktimë është dërguar në morgun e spitalit të Kavallës për ekzaminim mjeko-ligjor, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit.

Check Also

Shpërthim i fuqishëm në mes të Beogradit, 1 të vdekur e 2 të plagosur

Në Beograd, në parkingun e Radio Televizionit të Serbisë, para orës 10, është raportuar një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + 2 =