Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati që tronditi Vlorën mbrëmjen e sotme. Gentjan Qarri është qëlluar mbi 20 herë me kallashnikov nga autorët, të cilën ndodheshin në një makinë në ecje në mes të Vlorës. Disa prej plumbave e kanë kapur atë në këmbë dhe gjoks, duke i shkaktuar vdekjen.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gëzhoja plumbash që do i shërbejnë policisë për zbardhjen e ngjarjes dhe autorëve.
Autorët që kanë ekzekutuar Gentjan Qarrin mendohet të kenë qenë dy dhe të kamufluar. 40-vjeçari ishte duke ecur në momentin që është qëlluar me kallashnikov.
40-vjeçari Gentjan Qarri që u ekzekutua në Vlorë njihej edhe me pseudonimin “Geçe”, ndërsa më parë ka qenë i dënuar për drogë në Itali.
Për shkak të këtij dënimi, dyshohet se një nga pistat e ekzekutimit të jetë edhe ajo e larjes së hesapeve. Qarri ka kryer 11 vite burg në Itali dhe kishte 3 vite që kishte përfunduar dënimin./ Gazeta Shqip