Home / Aktualitet / U dënua me 2 vite burg për rryshfetin 6 milion lekë, KPK mbyll vettingun për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha

U dënua me 2 vite burg për rryshfetin 6 milion lekë, KPK mbyll vettingun për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha

Komisioneri Publik ankimon vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për përfundimin e procesit të vettingu për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha. Sipas KP, Kolegji i Posaçëm i Apelimit duhet të vendosë për rastin e ish-gjyqtarit Hoxha, dhe më këtë rast të qartësojë KPK për çështje të ngjashme.

Në vendimin për mbylljen e procesit të vettingut për Ibrahim Hoxhën, nga KPK thuhet se ky organ ka vendosur “Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit, z.Ibrahim Hoxha, pa një vendim përfundimtar, për shkak se subjekti i rivlerësimit ka humbur statusin e magjistratit.”

Shkak për këtë vendim të KPK është bërë dënimi me vendim të formës së prerë nga KLD, ndaj ish-gjyqtarit. Ai është dënuar me 2 vite burg për një rryshfet 6 milion lekë dhe nuk e ka ankimuar vendimin.

Por, Komisioneri Publik kërkon që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të ndryshojë vendimin për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha dhe në në arsyetim të mos shkruhet që procesi i vettingut ka përfunduar pa vendim përfundimtar, por të saktësohet si më poshtë:

– Ndryshimin e pikës 1 të dispozitivit të vendimit nr. 316, datë 17.11.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me këtë përmbajtje: “1. Të deklarojë të ndërprerë procesin e rivlerësimit kalimtar, për subjektin e rivlerësimit, z. Ibrahim  Hoxha, për shkak të humbjes së statusit të magjistratit, pasi është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi”;

si dhe

Të orientojë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për zgjidhjen e çështjeve të ngjashme mbi nevojën për saktësimin e bazës ligjore, arsyetimin ndryshe të vendimit dhe, sipas vlerësimit të Kolegjit, saktësimin e dispozitivit në pikën 1 të tij.

Check Also

Kancelarja Merkel tregon datën e saktë, ja kur pritet të përfundojë procesi i vaksinimit

Procesi i vaksinimit në Gjermani do të përfundojë deri në 21 Shtator, la të kuptohet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 + one =