Home / Bota / “U bë një mjedis toksik”, Harry tregon arsyet se pse u largua nga familja mbretërore

“U bë një mjedis toksik”, Harry tregon arsyet se pse u largua nga familja mbretërore

Princi Harry foli sërish për vendimin e tij për të lënë pas jetën mbretërore në Angli, dhe për tu larguar me bashkëshorten dhe djalin drejt SHBA-ve.

36 vjeçari, dha disa nga arsyet që nxitën atë dhe gruan e tij, Meghan Markle të lëviznin në Kaliforni, në një intervistë për “The Late Late Show” me James Corden të enjten në mbrëmje.

Disa ditë pasi u njoftua se çiftit do t’i hiqen titujt mbretërore, Princi e bëri të qartë se “nuk do të largohet kurrë” nga familja e tij ose të lëkundet në përkushtimin e tij për të ndihmuar të tjerët”. “Ishte një mjedis vërtet i vështirë siç mendoj se shumë njerëz e panë. Të gjithë e dimë se si mund të jetë shtypi britanik. Po shkatërronte shëndetin tim mendor“, tha Harry.

“Kjo është toksike, kështu që unë bëra atë që çdo burrë dhe çdo baba do të bënte. Unë kisha nevojë për të hequr familjen time nga këtu, por ne kurrë nuk u larguam“.

Check Also

Italiani qëllon me armë zjari bankierin shqiptar! Detajet

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Napolit, në Itali. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − 2 =