Home / Media / Twitteri publikon njoftimin me rëndësi

Twitteri publikon njoftimin me rëndësi

Rrjeti social Twitter ka njoftuar se do të nisë etiketimin e llogarive të mediave që janë “të lidhura me shtetin” dhe do të ndërmarrë hapa të tjerë kufizues për fushatat reklamuese të ndërmarra nga qeveritë.

“Për dallim nga media e pavarur, mediat e lidhura me shtetin, shpesh i përdorin këto llogari si një mjet për të propaganduar një agjendë politike. Ne besojmë se njerëzit kanë të drejtë të dinë, kur një llogari është e lidhur direkt ose indirekt me një aktor shtetëror”, shpejgon Twitteri në një njoftim për shtyp.

Disa javë më parë, në Qershor 2020, Twitter bllokoi 23 mijë llogari, të mediave por dhe llogari të rreme, për lidhje me Partinë Komuniste të Kinës dhe për përhapje propagande me qëllim minimin e protestave demokratike në Hong Kong, si dhe për përhapjen e propagandës së Kinës për përmbajtjen e koronavirusit.

Pjesa më e madhe e llogarive në Twitter që postonin për koronavirusin u hapën gjatë muajit janar, shumica e tyre u hapën në të njëjtën ditë. Disa postime ishin në të njëjtën linjë me propagandën e qeverisë kineze. “Kina është vendi që u përball më mirë me epideminë në botë, jo Tajvani”, ishte një nga postimet më të përhapura.

Të njëjtën nismë, për të etiketuar llogaritë e lidhura me qeverinë, ka ndërmarrë dhe rrjeti tjetër social, Facebook./ExitNews

Check Also

Publikohet filmi i parë shqiptar për koronavirusin, ja si cilësohet ai (VIDEO)

Një film i shkurtër amator, absolut i pakuptimtë, rreth pandemisë Coronavirus, i krijuar nga një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − six =