Home / Kryesore / Twitter pranoi ‘një të metë të re’ të sigurisë, mund të ekspozojë të dhënat private të disa përdoruesve të Android

Twitter pranoi ‘një të metë të re’ të sigurisë, mund të ekspozojë të dhënat private të disa përdoruesve të Android

Vetëm disa javë pasi pësuan një sulm serioz të hakerëve, Twitter tashmë po përballet edhe me një tjetër problem të sigurisë.

Është bërë e ditur se ekziston një “krisje” e sigurisë që mund të ekspozojë të dhënat private të disa përdoruesve Android, shkruan CNBC.

Konkretisht, thuhet se të tjerët mund t’i shohin mesazhet në Twitter.

Por është theksuar se tani për tani, nuk kanë asnjë dëshmi se kjo me të vërtetë ka ndodhur.

Mangësia e sigurisë tashmë është zgjidhur për përdoruesit që përdorin versionet Android 8 dhe 9, që do të thotë se 96% e përdoruesve janë të mbrojtur.

Check Also

Vlora sërish në “lupën” e kontrolleve, FSHN dhe Policia zbarkojnë në qytetin bregdetar

Prej disa ditësh në qytetin e Vlorës, vijojnë kontrolle në rrugët kryesore. Policia e Vlorës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + twenty =