Home / Bota / Turqia ‘tregon dhëmbët’: Bandat e armatosura të Armenisë të tërhiqen ose ndryshe do të…

Turqia ‘tregon dhëmbët’: Bandat e armatosura të Armenisë të tërhiqen ose ndryshe do të…

Kreu i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli deklaroi se bandat e armatosura të Armenisë ose do të tërhiqen nga Malësia e Karabakut ose do të shtypen.

Bahçeli këtë vlerësim e bëri gjatë fjalimit në takimin e grupit parlamentar të partisë së tij MHP, në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM) në Ankara.

“Propozimet për një zgjidhje përmes mashtrimit të tilla si armëpushimi, dialogu, negociatat, diplomacia për përleshjet Azerbajxhan-Armeni në këtë fazë është kurth, skemë, konfirmim për humbje. Çdo tryezë që do të vendoset pa thyer belin e armikut agresor, pa u konfirmuar politikisht suksesi ushtarak do të ishte kompromis. Bandat e armatosura të Armenisë ose do të tërhiqen nga Malësia e Karabakut ose do të shtypen”, tha ai.

Sipas tij, zgjidhja e vetme në Kaukazin Jugor është tërheqja pa justifikim e Armenisë nga tokat turke.

“Konfirmimi i sovranitetit të Malësisë së Karabakut është duke vendosur flamurin e Azerbajxhanit. Zgjidhje tjetër nuk ka”, theksoi Bahçeli.

Luftimet në rajonin e Malësisë së Karabakut filluan më 27 shtator kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe pozicionet ushtarake, duke shkaktuar edhe viktima.

Check Also

Horoskopi, 26 janar 2021

Dashi Përpjekjet tuaja për biznes do të jenë një aventurë. Rikujtoni se duhet kohë që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − 5 =