Home / Aktualitet / Turqia sulm ajror në kampin e refugjatëve në Irak, ndërrojnë jetë disa persona

Turqia sulm ajror në kampin e refugjatëve në Irak, ndërrojnë jetë disa persona

Një sulm ajror turk vrau të paktën tre persona dhe plagosi të disa të tjerë të shtunën në një kamp për të zhvendosurit në pjesën veriore të Irakut, tha Rashad Kelani, i partisë së Bashkimit Patriotik të Kurdistanit.

Sulmi ndaj kampit, ku strehohen mijëra refugjatë kurdë nga Turqia, vjen tre ditë pasi Presidenti turk Tayyip Erdogan paralajmëroi Irakun se Turqia do të “spastronte” një kamp refugjatësh, për të cilin tha se ofronte strehë të sigurtë për militantët kurdë.

Një zyrtar irakian i sigurisë, i cili foli në kushte anonimiteti, konfirmoi se sulmi ajror kishte shkaktuar të vrarë dhe të plagosur në kamp, por nuk dha detaje. Forcat turke kanë shtuar sulmet ndaj bazave të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), parti e nxjerrë jashtë ligji në Turqi. Sulmet gjatë vitit të kaluar në territorin irakian u përqendruan kryesisht në një rrip deri 30 kilometra brenda territorit irakian.

Presidenti Turk tha të enjten se kampi Makhmour, rreth 180 kilometra nga kufiri me Turqinë ku strehohen mijëra regfugjatë turq prej më sumë se 20 vitesh, ishte “inkubator” për militatët dhe se duhej marrë në shqyrtim. Kampi u krijua në vitet 1990-të kur mijëra kurdë nga Turqia kaluan kufirin në një lëvizje që Ankaraja thotë se u provokua qëllimisht nga PKK.

PKK-ja është përcaktuar organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Që nga viti 1984 PKK ka zhvilluar një betejë kryengritëse në pjesën juglindore të Turqisë, me popullsi kryesisht kurde. Më shumë se 40 mijë njerëz javë vrarë në konflikt.

Check Also

Dha ‘dritën jeshile’ për hapjen e negociatave/ Si u bind Holanda për Shqipërinë?

Më 1 nëntor 2020, Qeveria holandeze shprehu zyrtarisht qëndrimin kundër hapjes së negociatave midis Shqipërisë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 2 =