Home / Editorial / TURPËRISHT VELIPOJA T’U MARRË DISA DORËHEQJE KRERËVE TË POLICISË SË SHTETIT

TURPËRISHT VELIPOJA T’U MARRË DISA DORËHEQJE KRERËVE TË POLICISË SË SHTETIT

Nga Arbër DALMATI –

Në Velipojë ndodh si në Kolumbi. Por nuk ndodhen kartelet e drogës, por kojshitë e hoteleve dhe grinden e më pas gjakohen tragjikisht për shezlonget në rërë. Paskësaj lufta merr përmasat e një beteje guerilse mes punëtorëve dhe pronarëve për seicilën palë. Velipoja nga një vis magjik për pushime e turizëm shndërrohet në një vend kronike të zezë , më të zezë se kuja. Paskësaj mbërrin policia me tabore e blinda. Por një pyetje është krejt e thjeshtë: nga mbinë aq armë e plumba në mes hoteleve dhe risorteve të bukura të Velipojës? A ka pas dijeni policia për këtë armatosje në një qyteze turistike, më të rëndësishmen në veri të vendit?

Hetimi për ngjarjen ka nisur. Ky është pohimi me rutinë që del jo vetëm nga goja e drejtorit lokal të policisë, por edhe nga ajo e Drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu. Kjo është një sfidë e madhe për rendin në vend. Sot Velipoja është në gjithe median ndërkombëtare dhe goditja që do të marrë përgjatë javës imazhi i Shqipërisë turistike është e pallogaritshme. Por në këtë vend mungon llogaria dhe reagimi moral brenda institucioneve. Sot lajmi i dytë duhet të bëhet një zinxhir dorëheqjesh të cilat të zëvendësojnë degradimin dhe humnerën e besimit tek forca dhe aftësia kontrolluese e territorit prej Policisë së Shtetit. Këtë nuk mund ta presësh nga Ardi Veliu.

Këtë nuk e pret ndoshta as nga vartësit e tij. Velipoja mbrëmë e ka goditur shumë rënde imazhin e Shqipërisë dhe sidomos vetë kryeministrin e vendit Edi Rama. Të tjerët edhe mund ta injorojnë këtë pasojë, por ky i fundit në asnjë mënyre. Lëvizjet dhe dorëheqjet e sotme në Policinë e Shtetit janë domosdoshmërisht një lajm i dëshpëruar por së paku reagues. Velipoja është një provë e mjaftueshme sfiduese për impotencën e shtetit përballë krimit në përgjithësi dhe armatosjes së pronarëve që kanë histori të mëparshme krimesh e gjakimesh në pronat e tyre që janë si territore të “Gomorra”-s.

Check Also

Horoskopi për ditën e sotme, 24 shtator 2021

Dashi Shmangni çdo gjë që mund të jetë e lodhshme mendërisht ose fizikisht. Sot, do …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − five =