Home / Showbizz / “Turp i Zotit të qahen këngëtarët për lekë”, Ermal Fejzullahu sqaron deklaratën

“Turp i Zotit të qahen këngëtarët për lekë”, Ermal Fejzullahu sqaron deklaratën

Gjatë një interviste për “Ora verore”, këngëtari Ermal Fejzullahu dha mendimin e tij për masat e marra nga qeveria kundër Covid-19.

Këngëtari tregoi se është dakord me mbylljen e club-eve të natës dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00.
Ai u shpreh se në Shqipëri ka shumë njerëz që nuk sigurojnë dot ushqim, ndërkohë që artistët janë të pakënaqur se nuk marrin shumë para.

Kolegët e mi janë ligështuar, sepse nuk kanë pasur shumë punë, por përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër, për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar, e duke thënë nuk kemi punë. Është turp prej Zotit, kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë e t’i kënaqim ata.

Nuk kanë lidhje pazaret, nuk kanë lidhje lekët, është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë”, u shpreh Fejzullahu.

Mirëpo, deklarata e tij është marrë si një thumb ndaj kolegëve dhe jo çdokush e ka pritur mirë. Për këtë arsye, këngëtari është detyruar të sqarojë edhe njëherë fjalët e tij gjatë intervistës.

Nëpërmjet një njoftimi të gjatë në Instagram, Ermali ka treguar se arti dhe muzika që ai bën vlen më shumë se çdo pazar, duke shtuar se diskotekat dhe lounge baret duhet të hapen dhe të gjithë t’i kthehen punës.

Një intervistë e imja e fundit tek Ora Verore është keqinterpretuar në mënyrë të paskrupullt nga ata që pak kuptojnë nga arti dhe kultura dhe aq më pak nga humanizmi. Dua të them dhe të përsëris se arti nuk është vetëm pazar, por është diçka më shumë dhe atë shumë më shumë. Të krahasosh të hyrat financiare të këngëtarëve dhe punëtorëve nga fusha e gastronomisë dhe atyre nga prodhimi përshembull është të paktën jo e sinqertë.

Diskotekat, lounge baret duhet të hapen urgjentisht ngase janë edhe burim i të ardhurave tona si këngëtarë, por mbi të gjitha janë burim i atyre mijërave punëtorëve që kanë mbetur pa të ardhurat e tyre ekzistenciale. Obligimi ndaj tyre dhe familjeve të tyre është më i madh se ne. Të mendosh se pjesa dërrmuese e qytetarëve nga Shqipëria dhe Kosova, në këtë kohë pandemie, mezi ia dalin të mbulojnë nevojat e tyre elementare për ekzistencë, vërtetë është për keqardhje dhe duhet kërkuar zgjidhje.

Ne me artin tonë ekzistojmë falë punës tonë që e pëlqejnë po këta qytetarë, të cilët sot janë në hall financiar jo për fajin e tyre. E ne sot të bëhemi temë me aknesat tona për mungesë pazaresh, nuk don koment. Ne që burim i pazareve tona janë mu ata qytetarë që kjo kohë u ka rrezikuar ekzistencën. E them, edhe atë me zë të lartë se arti im, kënga ime është më shumë se pazar.”- janë fjalët e tij.

Check Also

I bënë publike operacionet, Arbenita kërcënon doktoreshën ruse

E pyetur nëse ka bërë ndërhyrje kirurgjikale për të përmirësuar pamjen e saj të jashtme, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − nine =