Home / Aktualitet / Tubime të paligjshme, procedohen penalisht regjisori Robert Budina dhe Ferdinant Xhaferri

Tubime të paligjshme, procedohen penalisht regjisori Robert Budina dhe Ferdinant Xhaferri

Procedohet penalisht në gjendje të lirë nga policia e Durrësit regjisori Robert Budina dhe kreu lokal i PD-së Ferdinand Xhaferraj. Pasditen e së premtes Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkoi nga durrsakët mbështetje përmes firmosjes së peticionit për rindërtimin e Teatrit Kombëtar në të njëjtin vend ku ishte, në qendrën historike të kryeqytetit.

Tubimi u organizua në sheshin para teatrit ”Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Policia e ka vlerësuar të paligjshmëm grumbullimin dhe ka akuzuar në cilësinë e organizatorëve Budinën dhe Xhaferrajn. Ata akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme”.

M.C

Check Also

Mali i Zi në 1 Qershor hap kufirin me Shqipërinë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sqaron procedurat

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një njoftimi i ka vënë në dijeni …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − one =