Home / Opinion / Trumpi: Gjenial apo Luftënxitës?

Trumpi: Gjenial apo Luftënxitës?

Sebastan Zonja
Për shekuj të tërë ka qenë Europa që ka shkuar në pjesët e tjera të botës. Këtë shekull duket se është Kina ajo që po vjen në pjesën tjetër.
EuroAzia është hapsira më e madhe demografike, territoriale dhe ekonomike.
“Rruga e Mëndafshit” dhe projekte të tjera të mëdha kineze duket se po duan të lidhin Pekinin me Berlinin. Pjesa tjetër e botës kthehet më pas thuajse e pavlerë.
Kur Gjermania afrohet me Rusinë, Anglia afrohet me Francën. Dhe e anasjellta… Duket se historia e shekullit paskesh qenë bllokimi i Rusisë. Sa do të vijojë?
Më 15 nëntor u nënshkrua një marrëveshje e rëndësishme: ajo Partneriteti Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal (RCEP. Kjo është një marrëveshje e tregtisë së lirë midis kombeve të Azi-Paqësorit – të Australisë, Bruneit, Kamboxhias, Kinës, Indonezisë, Japonisë, Laosit, Malajzisë, Birmanisë, Zelandës së Re, Filipinsve, Singaporit, Koresë së Jugut, Tajlandës, dhe Vietnamit. 15 vendet anëtare përbëjnë rreth 30% të popullsisë së botës (2.2 miliardë njerëz) dhe 30% të PBB globale (26.2 trilionë dollarë), duke e bërë atë bllokun më të madh tregtar në histori. Marrëveshja u nënshkrua në Samitin virtual ASEAN, të pritur nga Vietnami, më 15 nëntor 2020, dhe do të hyjë në fuqi brenda dy viteve, pasi të jetë ratifikuar nga vendet anëtare.
Zbigniew Brzezinski, diplomat amerikan, Këshilltar i Presidentit të SHBA Lyndon B Johnson dhe NSA për Jimmy Carterin shkruan: “Euroazia është kritike. Një fuqi që dominon “Euroazinë” do të kontrollonte dy nga tre rajonet më të përparuara dhe ekonomikisht më produktive të botës “.
Analistë të rëndësishë shkruajnë se letërlakmusi i Euroazisë është zhvillimi i skenarit të luftës midis SHBA dhe Iranit. Irani është një shtet i rëndësishëm për ‘Rrugën e Mëndafshit’. Ndërkohë, Irani kërkon integrimin në Euroazi, një rajon me të cilin ka lidhje të thella historike. Sipas disa shkollave të mendimit, largimi i SHBA nga JCPOA (Plani i Përbashkët i Përgjithshëm i Veprimit, i njohur zakonisht si marrëveshja bërthamore e Iranit ose marrëveshja e Iranit) dhe vendosja e sanksioneve të ashpra dhe efekti dobësues i sanksioneve në eksportin e naftës në Iran është një përpjekje e SHBA për të penguar rritjen e këtij blloku Euroaziatik.
Presidenti në detyrë ka ndërhyrë në ekonominë amerikane edhe më shumë se Ruzvelti, dhe Trumpi cilësohet me të drejtë nga më të suksesshmit e dekadave të fundit. Reformat e tij strukturore do ta ndikojnë për një kohë të gjatë Amerikën.
Gjatë një takimi në Zyrën Ovale më 12 nëntor, presidenti Trump pyeti disa ndihmës të lartë, duke përfshirë zëvëndëspresidentin Mike Pence, sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane Mark Milley, “nëse Presidenti kishte mundësi për të marrë masa kundër Iranit në javët e ardhshme “, shkruan “The New York Times” më 16 nëntor.
Zyrtarët e lartë “e dekurajuan presidentin të lëvizte përpara me një sulm ushtarak”, duke e paralajmëruar atë se lëvizja mund të ndezte një konflikt më të gjerë në javët e fundit të presidencës së tij, shkroi The Times.
Luftënxitës apo llogaritar i hollë?
Sepse mjaft të lexojmë sot Al Jazeeran dhe kuptojmë pse që në vitin 2016 Presidenti fliste për Kinën dhe armët bërthamore:
Arabia Saudite paralajmëron se do të ndërtojë një armë bërthamore nëse Irani bëhet një fuqi bërthamore.
Pra, Arabia mund të shkojë në përballje me Iranin?
Përmes një deklarate për shtyp, ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir se ndërtimi i një armë të shkatërrimit në bazë është një opsion për vendin e tij, nëse rivalët e Iranit nuk ndalohen që të kenë një gjë të tillë.
Ai tha për mediat e pranishme se dhe shumë vende të tjera në Lindjen e Mesme janë duke menduar të njëjtën gjë.
Po Izraeli që i ka tashmë armët bërthamore?
Amerika e para ishte slogani i Presidentit në detyrë. Dhe një Amerikë e fortë është në dobi të shqiptarëve.
Më 2 tetor 2020, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mori një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump.
Nuk ishte e vështirë për të kuptuar shënimin e qartë të dërguar nga Shtëpia e Bardhë dhe nuk kishte nevojë për të lexuar midis rreshtave. Mesazhi ishte i qartë dhe nga të gjitha vlerësimet, objektivi përfundimtar i tij ishte Republika Popullore e Kinës.

Check Also

Kush qëndron mbrapa krijimit të Gjykatës Speciale në Kosovë dhe a e kemi humbur momentumin shqiptar?

Nga Altin Gjeta Konfirmimi i aktakuzës së Gjykatës Speciale të Kosovës për ish-kupolën drejtuese të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × four =