Home / Aktualitet / Trump “ndërron” mendje, anulon njoftimin për kthimin e studentëve të huaj

Trump “ndërron” mendje, anulon njoftimin për kthimin e studentëve të huaj

Administrata Trump ka anuluar përpjekjet për të kthyer në vendet e tyre studentët e huaj që vitin e ardhshëm shkollor mund të jenë të detyruar të ndjekin studimet përmes internetit si rezultat i pandemisë.

Të martën administrata anulloi vendimin e një jave më parë.

Gjykatësja federale në Masaçusets, Allison Burroughs tha se ishte arritur një zgjidhje mes autoriteteve amerikane dhe Universitetit Harvard e Institutit të Teknologjisë në Masaçusets, MIT, të cilët kishin ngritur padi kundër administratës Trump lidhur me politikën për dëbimet e studentëve të huaj. Sipas gjykatëses, marrëveshja anulon rregulloren e re dhe kthen status kuonë.

Universitetet ngritën padi me argumentin se rregulloret e reja ishin të paligjshme pasi ndikonin negativisht në institucionet arsimore.

Më shumë se 1 milion studentë të huaj ndjekin studimet në SHBA dhe shumë institucione të arsimit të lartë mbështeten financiarisht në të ardhurat nga këta student, të cilët në shumë raste paguajnë koston e plotë.

Rregullorja e anuluar u argumentuar nga autoritetet si reagim ndaj koronavirusit, që kishte detyruar ndalimin e mësimit në mjedise shkollore. Autoritetet federale thanë se kjo e bënte të nevojshme largimin e studentëve nga SHBA dhe vazhdimin e mësimit në vendet e tyre online.

Check Also

Horoskopi ditor,24 shtator 2020

Dashi Kjo ditë do të jetë mjaft e lodhshme sa i takon dashurisë. Mundohuni që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × three =