Home / Bota / Trump hedh akuza të forta: Demokratët po tentojnë të vjedhin zgjedhjet

Trump hedh akuza të forta: Demokratët po tentojnë të vjedhin zgjedhjet

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar republikanët se kundërshtarët e tyre mund të “vjedhin” vota në zgjedhjet e nëntorit, pasi partia e tij e nominoi si kandidat për president.

“Ata po përdorin Covid-19 për të mashtruar popullin amerikan” u tha Trump delegatëve ditën e parë të kongresit të partisë në Karolinën e Veriut.

Trump përsëriti pretendimet e tij shumë të diskutueshme se fletëvotimet me postë mund të çojnë në mashtrim të votuesve.

Sondazhet e opinioneve sugjerojnë se ai aktualisht renditet shumë pak pikë poshtë kundërshtarit të tij demokrat Joe Biden.

Duke iu drejtuar delegatëve në një konferencë partie që është zvogëluar në mënyrë dramatike nga Covid-19, Trump akuzoi demokratët se po përdorin Covid-19 për të vjedhur zgjedhjet.

Trump u emërua zyrtarisht si i nominuari i republikanëve në kongresin e partisë së tij në qytetin e Charlotte.

Check Also

Moti, 15 prill 2021

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare dhe të dendura dhe prej orëve të mesditës mot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − 5 =