Home / Bota / Trump: Amerika do t’i kthehet normalitetit para datës 12 prill

Trump: Amerika do t’i kthehet normalitetit para datës 12 prill

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar së fundmi në një interviste për ‘Fox News’ se kjo situatë e rëndë në Amerikë do të kalojë shumë shpejt.

Trump është shprehur se kjo situatë duhet të marrë fund sa më shpejt dhe njerëzit duhet t’i kthehen normalitetit. Ai madje ka deklaruar se gjithçka do i kthehet ritmit të mëparshëm që para datës 12 prill, kur do të jetë dhe festa e Pashkëve.

Ai ka kërkuar që e gjithë Amerika të hapë menjëherë të gjitha bizneset, pasi jo vetëm ky virus është vdekjeprurës, por edhe humbja e ekonomisë është e rrezikshme gjithashtu.

Sipas Presidentit të SHBA-së, kjo situatë kritike do të sjellë shumë depresion dhe humbje jetësh tek njerëzit.

Ai theksoi se ditën e hënë dhe të martën e javës së ardhshme, do të marrë një vendim zyrtar. Donald shtoi se jo vetëm do të rihapë ekonominë, por dhe do të marrë masa të forta kundër ‘Covid-19’.

M.C

Check Also

Shokuese/Suedia merr masa drastike: Do të shpëtohen vetëm personat poshtë moshës 60 vjeç

Suedia është një ndër vendet që nuk ka marrë masa drastike që lidhen me izolimin, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × five =