Home / Kryesore / Tronditet Durrësi/ Vendoset tritol në një biznes

Tronditet Durrësi/ Vendoset tritol në një biznes

Durrës

Vendosi lëndë eksplozive në një objekt biznesi, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia.

Vihet në pranga edhe menaxheri i lokalit në pronësi të autorit të dyshuar, pasi nga kontrolli në mjetin e tij Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit të marrë për shpërthimin e një sasie të vogël lënde eksplozive të hedhur mbi tarracën e një godine trekatëshe, objekt biznesi, në pronësi të shtetasit J. D., në lagjen nr. 14 Durrës, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit: G. M., 44 vjeç, banues në Shijak.

Nga shpërthimi i lëndës eksplozive janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Check Also

Çipa: Shqipëria mund të përftonte nga partneriteti me Kinën ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Nga Aleksandër ÇIPA –   Përvoja shqiptare në bashkëpunimin me Kinën për restaurimet e objekteve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × five =