Home / Aktualitet / Tronditet Anglia,18-vjeçari i armatosur sulmon pedagogët e tij (DETAJE)

Tronditet Anglia,18-vjeçari i armatosur sulmon pedagogët e tij (DETAJE)

Një ngjarje ka ndodhur në një kolegj në Crawley, Angli, ku një person i armatosur hyri në ndërtesë dhe sulmoi dy pedagogë.

Ky është momenti kur një mësues arriti të “nënshtrojë” të armatosurin, i cili kishte një armë gjahu dhe lëndoi dy pedagogë të stafit të kolegjit.

Sipas mediave britanike studentët pretenduan se një mësues hero u hodh për ta “neutralizuar” 18-vjeçarin, dhe i dyshuari u përplas për tokë. Oficerët morën telefonata të shumta menjëherë pas orës 3.10 pasdite në raportet për të shtëna me armë në kolegj.

Policia e armatosur nxituan në vendin e ngjarjes dhe një 18-vjeçar nga Crawley u arrestua dhe ndodhet në paraburgim.

Veç kësaj, bëhet e ditur se një armë dhe një thikë u sekuestruan dhe dy anëtarët e stafit të kolegjit u trajtuan në spital për dëmtime të lehta.

Rreth 30 oficerë të armatosur në të gjithë juglindjen ishin të përfshirë në operacion, ndërsa një helikopter i policisë qëndronte lart.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + eighteen =