Të tjera detaje janë publikuar në lidhje me vdekjen e 47-vjeçares në Malësi të madhe.
Viktima u gjet e pajetë në banesën e saj, ndërsa policia njoftoi se dyshohej që ajo të ishte dhunuar për vdekje.
Ndërkohë, sipas “Top Channel”, viktima kishte prerje në fyt, të shkaktuara me një mjet prerës.
Ajo jetonte e vetme në banesën e saj në Bajzë, ndërsa nuk dihen ende të tjera detaje se si mund të ketë ndodhur ngjarja.