Home / Aktualitet / Tritan Kalo merr për herë të tretë titullin “Qytetar Nderi”, ja kush qytet e vlerësoi mjekun e njohur

Tritan Kalo merr për herë të tretë titullin “Qytetar Nderi”, ja kush qytet e vlerësoi mjekun e njohur

Në një ceremoni modeste dhe nën respektimin e masave anti-covid, bashkia e qytetit naftëtar të Kuçovës ka nderuar sot me titullin e lartë “Qytetar Nderi” mjekun e shquar Tritan Kalo.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm përfaqësues të bashkisë Kuçovë,deputetë të qarkun,përfaqësues të Këshillit Lokal të Ambasadorëve të Paqes për Kuçovën (që sollën në bashki propozimin për këtë titull) dhe familjarë të mjekut Kalo.

Ka qenë kryetari i bashkisë së Kuçovës,Kreshnik Hajdari,që duke vlerësuar punën e palodhur dhe përkushtimin e tij si mjek në betejën kundër Covid-19,i ka dorëzuar mjekut Tritan Kalo titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin: “Persoanlitet erudit dhe i shquar i mjeksisë mbarëshqiptare,me rol dhe kontribut të paçmuar në përballjen me pandeminë botërore shkaktuar nga Covid – 19, ku me profesionalizëm,përkushtim dhe humanizëm vazhdon të punojë duke shpëtuar edhe jetë kuçovarësh, mes shumë jetëve të tjera nga e gjithë Shqipëria.”

Mes emocionesh,mjeku Tritan Kalo ka falënderuar bashkinë e Kuçovës për vlerësimin,duke deklaruar se,tashmë ndihet ai ndihet po kuçovar si gjithë kuçovarët e tjerë. “Është kënaqësi të vlerësohet puna e mjekëve sepse nëpërmjet vlerësimit që më bëhet mua i bëhet një vlerësim po aq i madh edhe të gjithë mjekëve dhe kujtdo që kontribuon në shëndetësi për tu kujdesur për shëndetin e njerëzve”-ka thëne Kalo.

Ky është titulli i tretë “Qytetar Nderi” që i jepet Mjekut Tritan Kalo në Kuçovë, pas titujve të njëjtë të marrë në Gjirokastër dhe Elbasan.

Tritan Kalo është njëri ndër mjekët më të shquar,fisnik,human, pasionant pas shkencës dhe librit,këmbëngulës në luftën kundër pandemisë Covis-19,ku ka qenë gjithmonë i kujdesshëm për të përcjellë pikërisht atë mesazh që çdo i sëmurë pret,të shpresës dhe të kurajos se gjithçka mund të përballohet./Gazeta Shqip

Check Also

Skandali me maskat/ Deputeti gjerman dorëzon menjëherë mandatin

Në Gjermani ka ndodhur një tjetër zhvillim, ku ka ndodhur një skandal korruptiv me maskat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 4 =