Home / Opinion / Trillet e diktatorëve

Trillet e diktatorëve

Nga Balil GJINI –
Stalini mblodhi byronë politike dhe u tregoi: dje vesha çizmet, mora çiften dhe dola për gjah. Eca trembëdhjetë kilometra me këmbë. Përpara më doli një pemë, në degët e së cilës rrinin njëzet e katër thëllëza. Vrava dymbëdhjetë, se aq fishekë kisha. U ktheva mbrapsht, bëra trembëdhjetë kilometra të tjerë dhe mora dymbëdhjetë fishekë të tjerë. Përshkova prapë trembëdhjetë kilometra dhe i vrava të dymbëdhjetë thëllëzat e tjera. Kaq… Antarët e byrosë qeshnin, gëzonin, i shprehnin lavdërime.
Por diku më tej ishin tualetet, ku çdo anëtar kishte një syresh. Stalini, kuptohet, kishte një të veçantë. Në pushim anëtarët e byrosë shkonin aty dhe, të lirë, talleshin me Stalinin që i gënje te. Ama, Stalini, që ua dinte mëndjen, kishte bërë një korridor të fshehtë ku shkonte dhe i dëgjonte. Nuk zemërohej me ta. Qeshte me vete. Ishte tetëdhjetë vjeç.
Mes tyre ishte dhe Kalenini, kryetari i presiumit (një lloj Haxhi Lleshi rus). Kalenini ishte 90 vjeç. Me prostat. Në çdo tre minuta duhej të urinonte. Fliste tre minuta në tribunë dhe shkonte në tualet. Ndërkohë ngjitej në skenë një këngëtare. E gjithë ceremonia shkonte këngë dhe shurrë. Stalini ia dinte dobësinë dhe kur rrëfente ndodhi, i zgjaste ato pa fund. Ndërkohë shikonte fytyrën e Kaleninit që zverdhej e zverdhej, gjersa pantallonat fillonin t’i pikonin.
Nga fundi i jetës, Stalini, qytetit ku kishte lindur Emanuel Kanti, i vuri emrin e ronxhobonxhos së tij, Kaleninit. Ishte një lloj shpërblimi për orët e torturës? Sigurisht, por edhe për diçka tjetër: liria e moshës së pjekur është një liri vetmitare, e zhveshur nga agresiviteti

Check Also

Ndoshta është mirë të kesh një mendje të bukur, por dhurata më e madhe është kur zbulon një zemër të bukur!

Nga Robert MARTIKO- John Nash, matematikan i famshëm amerikan, i nderuar me çmimin “Nobel”, konsiderohet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × five =