Home / Kryesore / TRI SFIDAT E SARANDËS – Refleksion pas koncertit në Lëkurës-

TRI SFIDAT E SARANDËS – Refleksion pas koncertit në Lëkurës-

Nga Thoma NIKA –

Nga “Yje në Lëkurës”, morëm shijen e artit të vërtetë, që dinë ta japin artistë yje, duke nisur me Kastriot Tushën, Armando Likajn, Adelina Palojën, Mariza Ikonomin, Ema Andrean e deri te Diego, që na tregoi se verbërinë e vet e shpërfill. E për këtë i mjafton zëri i shndritshëm.

Pavarësisht emrave dhe famës që kanë artistët që përmenda, pashë se të tërë çmonin ftesën e ardhur nga Sokol Guga, producenti shumë i ri, shumë king, shumë fin dhe shumë punëtor, i cili i kishte thirrur “nën armë”, (e “arma” e tyre është arti i madh) për të “pushtuar” Kalanë e Lëkurësit.
Lëkurësi ishte zgjedhja e duhur për suksesin e sigurt të spektaklit.

Ne sarandiotët pyesim mysafirët që na vijnë: ke qenë në Lëkurës? Sepse, nëse nuk ke ardhur në Lëkurës, i bie që nuk ke qenë në Sarandë.
Kur ngjitesh në Lëkurës, ndjehesh si në një bord avioni. Ndaj nuk kanë të numëruar shkrepjet e fotove në një minutë, me Sarandën e bukur, e kuadruar e tëra, me të tëra hiret.
Çfarë mendova duke e parë Sarandën natën nga kjo kala?
Mendova që Saranda ka dy sfida afatmesme, që duhet t’i fitojë.

E para: që DITËN TA BËJË NATË.
E thënë ndryshe, që të duket edhe ditën siç duket natën, e cila dihet se fsheh disa mangësi. Me këto mangësi është sfida.

E dyta: ÇDO DITË ME DIELL TA KETË DITË TURISTIKE. E thënë ndryshe: aq sa janë ditë me diell në vit (300), të jenë ditë turistike. T’i iket absurdit që ditët turistike janë të barabarta në numër me ditët pa diell (60).

Sfida e tretë është më e para dhe afatshkurtër, pasi është SFIDA 2021: Të kapet kuota e 800 mijë turistëve këtë vit. Në se kjo ndodh, do të thotë se është edhe impakti i spektaklit “Yje në Lëkurës” dhe e tërë eventeve artistike e kulturore, të programuar për të shoqëruar me produkte të turizmit kulturor sezonin veror dhe përtej sezonit tradicional, nga marsi në tetor.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Check Also

U plagos gjatë operacionit të RENEA, kush është 52-vjeçari që kërkohej për vrasje

Një person u plagos ditën e sotme në zonën e Dukagjinit në Malësinë e Madhe, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − 10 =