Home / Kulture / Tri fragmente të shkëputura nga libri i Bekim Fehmiut

Tri fragmente të shkëputura nga libri i Bekim Fehmiut

Nga Sabit ABDYLI-
1.
-Pse ju shqiptarët pas luftës (fjala është për luftën 1940/45) nuk u kthyet në Shqipëri – pyeti serbi 70 vjeçar. Mu kujtua pyetja e njëjtë e Jovan Mileqevit në Maribor. Tentova t’i përgjigjem. Po më ndali cimeri im, prit unë – Cernoputi Kovinac i mbajti leksion për shqiptarët si profesori im (dikur) Dr. Millosh Gjuriq. – Nëse dikush duhet të kthehet diku, atëherë ata duhet të jemi ne (serbet), jo shqiptarët. –ju përgjigj bashkëfshatarit .
Në vitin 1926 (vazhdoi 70 vjeçari) kur u bë reforma agrare më kanë ofruar tokë gati falas nëse vendosem atje (Kosovë). Po nuk shkova. “Shkëlqim dhe tmerr” , 2012, Beograd, Bekim Fehmiu, faqe 380.
2.
Irena (fjala është për artisten Irena Papas) kish imigruar në Romë për shkak grusht shtetit të Juntës ushtarake në Greqi. Kish vuajtur (merakosur) për mikun e saj kompozitorin Teodorakis. Për ta disponuar propozova të shkonim në restorant. Fillova të këndoj një këngë. Ajo pranoi këngën dhe vazhdoi ta këndojë në greqisht. I habitur reagova: “Prej ku e di ti këtë?”
Kjo është këngë dashure shqiptare.
Jo, kjo është këngë greke nga Janina – tha Irena. Atje jetojnë Arvanitasit, shqiptarët, apo? Duke vazhduar këngën nxori nga çanta e dorës pasaportën dhe – Lexo. Irini Leleku (mbiemrin në shqip dmth lejleku).
Di ti flasësh shqip? – e pyes.
Jo, por jam me origjinë shqiptare – më tha Irena.
Për ty do ishte fantastike të jesh në rolin e Teutës, mbretëreshës ilire. Nga libri (pjesa dytë) “Shkëlqim dhe tmerr” , 2012, Beograd, Bekim Fehmiu, faqe 167
3.
Regjisori (fjala është për regjisorin italian të filmit “Odisea” Franko Rosi) papritmas më pyeti. Çka mendon për Rade Sherbexhijen ?
Në ç’kuptim?
Si artist. Po përgatisim “Iljaden”, dhe po mendojmë për te.
Mirë keni menduar. Rade nuk është vetëm artist i shkëlqyeshëm, por edhe poet, këngëtar .. Ai është i zoti për të gjitha rolet; nga lypsari deri te mbreti.
Shikimet e Frankos dhe bashkëpunëtorit të tij u kryqëzuan. Përnjëherë një si heshtje.
Si ashtu, Bekim (Bekim Fehmiu) : sa herë të kem pyet ty për kolegët nga Jugosllavia, gjithmonë i ke lavdëruar. Por, kur kem pyet për ty derisa xhironim filmin “Quo Vadis” në Beograd, ata (artistët serbë) përgjigjeshin se je verbuar, se je irredentist, nacionalist. (Unë, thotë Rosi) Nuk kam mund ta shoh Odisen tim të verbuar. Nga libri (pjesa dytë) “Shkëlqim dhe tmerr” , 2012, Beograd, Bekim Fehmiu, faqe 489
Përktheu Sabit Abdyli
Auckland, 2012

Check Also

“Lule Borë”, me një tur koncertor në Pogradec, Dibër e Madhe, Strugë, Korçë

Kuinteti  “Albanian Excellence”, pjesë e orkestrës “Albanian Excellence” nga viti 2018, është krijuar në vijim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − 2 =