Home / Aktualitet / Tregu i zi i shitjes së oksigjenit lulëzon mes pandemisë së COVID-19
Infermiere me veshje mbrojtese duke transportuar nje bombul oksigjeni prane Sherbimit Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine, dhe ka marre emrin Spitali COVID 1.Shifrat e koronavirusit jane ulur ndjeshem edhe pse pesojne luhatje nga dita ne dite. /r/n/r/nNurses at the entrance of Infectious Diseases ward, near Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, which is turned into quarantine and received the name COVID 1. Coronavirus figures have dropped significantly although they fluctuate from day to day.

Tregu i zi i shitjes së oksigjenit lulëzon mes pandemisë së COVID-19

Rreth 20 mijë bombula oksigjeni të paregjistruara të mbetura në biznese private, që prej kohës së diktaturës, mund të jenë në përdorim, pavarësisht rrezikut që kanë për jetën e pacientëve përdorues të tyre.

Lajmin e ekzistencës së kësaj tregtia vrastare, që lind nga përdorimi i detyrueshëm i bombulave të oksigjenit, aq të domosdoshme për trajtimin e të prekurve rendë nga virusi jetëvrasës “COVID-19”, e raportojnë përfaqësues të njerës prej dy kompanive që kanë të drejtën ekskluzive të tregtimit të bombulave,  gjatë prononcimit për rrjetin ballkanik të gazetarisë investigative BIRN. I cili i ka kushtuar një investigim tregtisë së bombulave që ka njohur rritje të paimagjinueshme pas pandemisë, virusi I të cilës ka prekur me qindra mijëra vetë.

Në konkluzion të fatit të mbrapshtë të disa prej protagonistëve pësues të kësaj tregtie, në shkrimin investigues lexohet ndër të tjera  “Ky është një biznes i shëmtuar…”.

Të dhënat e siguaruara prej BIRN, nga një duzinë intervistash me familjarë dhe pacientë të prekur me “COVID-19” tregojnë se ata kanë paguar deri në 1500 euro për bombula ose pajisje oksigjeni… Oksigjeni cilësohet si bar mjekësor dhe përdorimi i tij duhet të bëhet me recetë dhe kujdes të mjekut por çdo sasi e oksigjenit mjekësor apo paisjeje për këtë qëllim duhet të kontrollohet nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ( AKBPM), e cila nuk iu përgjigj një kërkese për informacion të BIRN, nëse kishte apo jo ndonjë kontroll mbi tregun e lulëzuar rishtazi…”.

Dhe më tej:

“ Rritja e kurbës së epidemisë gjatë muajve të fundit ka sjellë një rritje të kërkesës për oksigjen mjekësor. Të dhënat që BIRN mori nga dy kompanitë e vetme të licencuara për të importuar dhe shpërndarë oksigjen mjekësor në Shqipëri, GTS dhe Messer Albgaz, tregojnë se kërkesa për oksigjen në spitalet e vendit në 2 muajt e parë të 2021 u rrit me 6.4 herë në krahasim me vitin e kaluar.

Nga 382 mijë litra të shitura prej tyre një vit më parë në spitale, sasia e konsumuar në 2021 u rrit në mbi 2.4 milionë litra oksigjen, pa llogaritur një numër spitalesh të vogla për të cilat nuk qe e mundur të merreshin të dhënat… Bombulat me oksigjen mjekësor kontrollohen nga dy institucione. Siguria e tyre teknike kontrollohet nga Inspektorati Shtetëror Teknik (ISHTI), ndërsa përmbajtja e oksigjenit dhe nëse ai përmbush kushtet për të qenë oksigjen mjekësor nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe e Paisjeve Mjekësore.

Në përgjigje të një kërkesë për informacion, ISHTI i tha BIRN se dy kompanitë që lejoheshin të tregtonin oksigjen mjekësor, veç rezervuarëve të mëdhenj kishin të regjistruara jo më shumë se 5770 bombula oksigjeni.

Inspektoriati shtoi se kishte bërë në total 30 inspektime për sigurinë e oksigjenit që prej vitit 2019 dhe shumica dërrmuese e inspektimeve, 25 të tilla, ishin në dy kompanitë e licensuara GTS dhe Messer Albgaz. Ndërsa pesë inspektime ishin bërë në subjekte që furnizoheshin prej tyre.

Përfaqësuesit e dy kompanive pretenduan se kishin standarde të larta sigurie të imponuara prej kompanive mëmë dhe se oksigjeni mjekësor, ndryshe nga ai industrial, kalonte një sërë kontrollesh pastërtie që prej prodhimit e derisa dorëzohej tek spitalet.

Por përfaqësuesi i GTS-së tha se në vend mund të kishte rreth 20 mijë bombula të paregjistruara të mbetura në biznese private që prej kohës së diktaturës dhe që mund të ishin në përdorim, pavarësisht rrezikut që kishin..Një pjesë e mirë e bombolave që qarkullonin në familje për të sëmurë me COVID-19, dilnin më mënyrë të paligjshme prej spitaleve….”.

Ndërkohë lidhur me këtë tregti të pistë të tregut të zi ka reaguar ditën e sotme dhe presidenti Ilir Meta, duke e vlerësuar si sipërmarrje “kriminale e rrezikëshme”.

“Mostrajtimi me oksigjen i të prekurve nga koronavirusi dhe lënia e tyre në mëshirën e spekulantëve të tregut të zi është e pafalshme.

Rëndimi i situatës shëndetësore të shumë të sëmurëve deri në kërcënim të jetës, i detyrohet mostrajtimit të tyre në kohë me oksigjen. Për këtë është këmbëngulur, që trajtimi me oksigjen teknikisht të çertifikuar të kryhet nga mjeku i familjes dhe të mos pritet shtrimi në spital. Edhe projektet ndërkombëtare të ndihmës anticovid kanë synuar pikërisht këtë: Trajtimin sa më parë nga shërbimi mjekësor parësor me oksigjeno-terapi të të sëmurëve.

Është e rrezikëshme dhe kriminale, të trajtohen të sëmurët me oksigjen të paçertifikuar dhe pajisje, që u shiten në treg të zi familjeve deri në 5 herë më shumë se vlera e tregut. Të ndalet kjo kontrabandë e shëmtuar dhe e rrezikëshme për shëndetin publik.
Përgjegjësit para ligjit!” ka shkruar Presidenti në faqen e tij në FCB. /  Arberianews.net

Check Also

U arrestua me 1 kg kokainë, ja kush është efektivi i RENEA-s/ FOTO

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin në flagrancë të një efektivi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − six =