Home / Ekonomi / Tregtia e jashtme me shifra pozitive këtë janar pavarësisht kufizimeve të pandemisë

Tregtia e jashtme me shifra pozitive këtë janar pavarësisht kufizimeve të pandemisë

Tregtia e jashtme i është kthyer trendit pozitiv këtë fillimvit, pavarësisht kufizimeve që kanë ndërmarrë partnerët tanë tregtarë për shkak të pandemisë.

24 miliardë lekë është vlera e mallrave të tregtuara nga Shqipëria drejt vendeve të huaja, duke shënuar një rritje prej 3.1% krahasuar me janarin 2020, dhe me 2.8% në raport me dhjetorin e vitit të shkuar.

Edhe importet krahasuar me janarin e viti të kaluar janë rritur  me 8,4 %, duke arritur në vlerën 45 miliardë lekëve, ndërsa në raport me muajin dhjetor janë ulur me 26,0 %.

 Bazuar në këto të dhëna edhe deficiti tregtar është rritur ndjeshëm me 14.7%, ose e përkthyer në 22 miliardë lekë më shumë se në janarin e vitit të kaluar. Teksa të dhënat e tregtisë janë në përmirësim, vijon rënia në sektorin e fasonerisë.

INSTAT raporton se në janar u eksportuan 75.2 milionë euro, nga 78.9 milionë euro që u eksportuan në janar të 2020, duke pësuar një rënie prej 3.6 milionë eurosh. Por nga ana tjetër ka pasur rritje të importeve në këtë sektor.

Sa i takon eksporteve. rritja më e madhe është shënuar tek materialet e ndërtimit me 4.2%, ushqimi dhe pijet joalkoolike me 2.2% dhe makineritë dhe pjesët e këmbimit me rritje 1.3%./Burimi:EuroNews

Check Also

Pensioni mesatar në qytet pësoi ulje me 3,2% më 2020

Pensioni mesatar në qytet në vitin 2020 shënoi ulje për herë të parë që nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 + 17 =