Home / Stili i jetes / Tre zakonet që do ta forcojnë më tej shpirtin tuaj krijues

Tre zakonet që do ta forcojnë më tej shpirtin tuaj krijues

Aftësia për të qenë kreativ,nuk është e lindur. Përkundrazi, ajo është një aftësi që mund të zhvillohet përmes adaptimit të zakoneve të caktuara. Dhe si një sipërmarrës që jam, ajo është një aftësi të cilën unë kam e përdorur shumë për ngritjen e bizneseve të suksesshme. Dhe nuk jam i vetmi që e kam bërë këtë.

Studimet e IMB dhe LinkedIn, zbuluan se krijimtaria është një nga aftësitë më të vlefshme dhe të kërkuara që mund të ketë një punonjës. Nëse doni që të përmirësohet karriera juaj, që biznesi juaj të dallojë nga pjesa tjetër, apo që arti juaj të fitojë nivele të reja të larta, filloni që të zgjeroni kreativitetin tuaj. Ja cilat janë 3 nga veprimet që unë bëj rregullisht për të pasur sa më shumë kreativitet në punën dhe jetën time.

  1. Ndërtoni një lloj kalendari që e mbështet kreativitetin

Ju mund të jeni duke menduar se njerëzit kreativë kanë nevojë për liri, dhe jo për caktime oraresh, por strukturimi i kohës është diçka që ndihmon vërtetë. Kur e planifikoni ditën, ju zhdukni nevojën për të marrë vendime gjatë gjithë ditës për detyra të vogla.

Me një orar të strukturuar, ju nuk keni pse t`a harxhoni kohën duke menduar se çfarë të hani për drekë apo kur të kryeni një telefonatë me ekipin tuaj, pasi ajo tashmë është bërë. Kjo gjë krijon më shumë kohë dhe energji për t’u përqendruar në krijimin e ideve të reja apo formimin e zgjidhjeve.

Shumë udhëheqës të njohur, kanë folur për ndikimin që mund të ketë reduktimi i vendimeve të vogla ditore, kur kërkohet përqendrimi tek ato që kanë vërtet rëndësi. Gjeni kohë për të hartuar ditë më parë një orar javor dhe ditor për veten tuaj, dhe pastaj përdoreni atë për të kursyer energjinë tuaj dhe kreativitetin tuaj për gjërat që kanë më shumë nevojë.

  1. Konsumoni krijimet e të tjerëve

Gjeni kohë në jetën tuaj për të konsumuar përmbajtje që ngjallin kuriozitet brenda jush. Futuni në rrjedhën e kreativitetit,duke e rrethuar mendjen tuaj me art dhe njerëz që krijojnë përmbajtjet e tyre. Konsumimi i asaj që krijojnë njerëzit e tjerë, siguron vlerë duke zbuluar vrima apo boshllëqe që mund t’u kenë shpëtuar krijuesve.

Kjo qasje ju lejon që ta perceptoni artin e tyre përmes përvojës tuaj. Meqë në fakt nuk ka asnjë ide të re, gjithçka ka të bëjë me perceptimin ndryshe të gjërave, dhe përdorimin e imagjinatës tuaj në procesin e krijimin. Por për t`a bërë këtë, ju duhet qët`a dini se çfarë ka atje.

Ndaj krijoni pak hapësirë kohore për të shijuar konsumimin e krijimeve të të tjerëve, hulumtimin e përmbajtjes mediatike të konkurrentëve, apo përvetësimin e një arti krejtësisht të ndryshëm nga arti juaj. Krijimtaria e të tjerëve, do të ndezë diçka unike brenda jush, por që mund t`a shihni vetëm ju.

  1. Përcaktoni se çfarë duhet të ketë prioritet gjatë reflektimit

Pa reflektim nuk mund të ketë rritje. Për të krijuar, ju duhet që të reflektoni mbi atë që konsumoni. Kurioziteti është shpesh burimi i shpikjes, prandaj jini vazhdimisht kureshtarë për gjithçka që ju rrethon. Pyesni pse gjërat funksionojnë dhe pse jo, dhe synoni të kuptoni jo vetëm krijimet, por edhe njerëzit.

Pastaj tek  fundit, merrni në analizë çfarë ka funksionuar dhe çfarë jo. Unë vetë kam një zakon ditar, dhe çdo ditë reflektoj mbi ato që kam përjetuar, vëzhguar dhe mësuar gjatë ditës. Ky nivel intensiv reflektimi, e detyron mendjen tuaj të punojë në një gjendje të ngritur, dhe e mban të mprehtë shikimin tuaj rreth asaj që po ndodh rreth jush.

Kur të filloni që të bëheni kureshtarë për gjithçka, atëherë do të filloni të gjeni kudo ide dhe mundësi të “varrosura”. Mos lejoni që vetja t’ju ndalojë të mendoni se mund të jeni krijues. Mos lejoni që i gjithë arti që ekziston tashmë në botë, t’ju ndalojë që të bëni artin tuaj. Që të shkëlqeni, bëhuni të qëllimshëm në lidhje me ndërtimin e zakonit të krijimtarisë në jetën tuaj. / “Inc.com”

Check Also

Këshillat e gjysheve: Si duhet të jetë hëna kur të prisni flokët?

Hëna ka një forcë të padiskutueshme në jetën e njeriut. Kjo është arsyeja që për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × two =