Home / Aktualitet / Tre vajza shqiptare aksident me makinë, ja çfarë postuan vetëm disa minuta më herët në Instagram

Tre vajza shqiptare aksident me makinë, ja çfarë postuan vetëm disa minuta më herët në Instagram

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:15 në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë. Si pasojë, 3 persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në aksident kanë mbetur të plagosura 3 vajza, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Vajzat në fjalë kishin publikuar fotografi në rrjetin social “Instagram” pak minuta para aksidentit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia vendase për mediat:

“Në ora 19:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. E përfshirë është vetëm një veturë, tre persona janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore po merren me aksidentin”, shkruhet në njoftimin e dhënë nga Policia.

Check Also

Operacioni “Kuadrati”, sekuestrohen pasuri me vlerë 1.5 milionë euro

Policia e Fierit ka sekuestruar 1.5 milionë euro nga asete kriminale në pronësi të bashkëshortes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + 4 =