Home / Aktualitet / Trazira nuk ka më për llogari të dy “çetave”

Trazira nuk ka më për llogari të dy “çetave”

Nga Sebastian ZONJA –

Palët politike kanë dakordësuar gjithnjë trazira për të amnistuar më pas njëri – tjetrin. S’ka më trazira. As në shtator, as në janar. Nuk ka amnisti për kusarët. Ne s’jua japim. As amerikanët s’ua japin.
Këta pushtuesit tanë janë më keq se hajdutët. Janë si ata grabitësit e karvanëve – zbresin nga mali, gjuajnë karvanin, vrasin e presin, marrin flori e gjë të gjallë, ngjiten në mal, kurvërojnë, dhe kur mbaron çka kanë vjedhur, nxjerrin pushkën e zbresin sërish poshtë. Çetë e poshtër që bën të njëjtën gjë prej dekadash. Plaçkit popullin e vet. Pushtues!

Por ka një lajm të mirë! Janë të frikësuar këta kusarë, miq. Pavarësisht dyshimeve që ekzistojnë ndaj SPAK-ut, mund të themi se me kalimin e kohës ky organ do të kthehet në një mekanizëm të pakontrollueshëm dhe një lloj orteku ndaj atyre që abuzojnë me detyrën dhe tenderat.
Çdo veprimtari e paligjshme, çdo akt që cënon të drejtat tona kushtetuese, duhet denoncuar, sepse shteti njeh letrat.

Shteti ngjason me Feniksin, atë shpendin mitologjik që çohet nga hiri, dhe në një moment fillon llogaria për poshtërsitë dhe vjedhjet pa pikë mëshire të pushtetarëve.
Sot që flasim, dhe nga bisedat që zhvilloj me zyrtarë të ndryshëm, nuk ka person në sistemin e drejtësisë, administratë publike apo nivel drejtues, që ka mare pjesë në ndonjë aferë të dyshimtë që të mos jetë duke u dridhur, DHE KY ËSHTË LAJM I MIRË!

Zhurma e kambanës që ra për Berishën, shqetëson shumë Ramën. Janë vëllezër siamez. Jo më kot ka thashetheme për një takim diku në periferi me nga një Red Bull në dorë. Janë të shqetësuar, në ankth, gjithë djersë… askush s’i honeps.

Check Also

Policia shoqëron djalin e Azem Hajdarit, i gjejnë drogë në makinë

Policia e Elbasanit ka shoqëruar sot në komisariat djalin e vogël të Azem Hajdarit, i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + eighteen =