Home / Kulture / Trashëgimia kulturore, aktivitet në Muzeun Historik Kombëtar

Trashëgimia kulturore, aktivitet në Muzeun Historik Kombëtar

Muzeu Historik Kombëtar organizoi aktivitetin me temë “Gratë në Trashëgiminë Kulturore”. Ky aktivitet u organizua në kuadër të 8 marsit me të ftuar personalitete, që kanë dhënë kontributin e tyre në fushën e trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Në këtë takim që u zhvillua në Muzeun Historik Kombëtar ishte kostumografja Edlira Sulaj, studiueset Luljeta Dano, Elsa Ballauri, ku merrte pjesë dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti. I pranishëm ishte dhe drejtori i MHK, Dorian Koçi. Ministrja e Kulturës Elva Margariti gjatë fjalës së saj ndër të tjera tha, se ekziston një lidhje shumë e ngushtë midis gruas dhe trashëgimisë kulturore. “Gruan e gjejmë kudo, e gjejmë në skulpturat ilire, e gjejmë në plot shprehje stilistike dhe artistike të arteve pamore, e gjejmë në mozaikë, në xhubletë e gjejmë në plot elementë të trashëgimisë kulturore. Edhe gruaja në vetvete është trashëgimi, është ajo që përcjell trashëgiminë. E gjejmë na balada, e gjejmë në legjenda e gjejmë në plot rrëfime”, u shpreh Margariti. Gjatë këtij takimi u diskutua mes të tjerave edhe për përfundimin e dosjes së xhubletës nga grupi i punës, ku bën pjesë dhe koleksionistja Dano dhe dorëzimi i saj si “Kryevepër e trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit në UNESCO në rrezik”. Studiuesja Luljeta Danoi tha se shpresonte, që brenda disa ditësh të përfundojë dosja e xhubletës. “Ngjarja e vitit është dosja që po përgatitet për në UNESCO, si një trashëgimi në rrezik. Kemi punuar në kushte shumë të vështira. Uroj që brenda pak ditësh dosja do të përfundoj”, tha koleksionistja edhe studiuesja Dano. I pranishëm në këtë takim, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar dr. Dorian Koçi, tha se 8 marsi është një ditë që shkon përtej angazhimeve të zakonshme në jetën e përditshme. Sipas tij, sot sfida e trashëgimisë kulturore, por edhe sfida e barazisë gjinore janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. “Janë dy sfida të rëndësishme të shekullit të cilat në fakt nuk është se Shqipërinë e kanë gjetur të papërgatitur”, u shpreh dr. Dorian Koçi drejtor i MHK. Aktiviteti të mërkurën në MHK u zhvillua sipas udhëzimeve dhe masave për mospërhapjen e virusit Sars-Cov 2.

Check Also

Duke lëçitur librin e poetit, studiuesit e folkloristit Lefter Çipa “Njerëz me dritë”

 Nga Namik SELAMI- Tavolinat e shkronjëtarëve shqiptarë e botërorë janë nga më të bukurat e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 5 =