Home / Aktualitet / Transporti publik dhe sezoni veror/ Rama jep detajet se çfarë pritet të ndodh me to

Transporti publik dhe sezoni veror/ Rama jep detajet se çfarë pritet të ndodh me to

Pándemia e kòronavirusit ka pezulluar transportin publik, i cili konsiderohet si veprimi i fundit i hapjes. Kryeministri Rama në konferencën live tha se po punojnë, por vënia në dispozicion e autobusëve apo furgonave në këtë situatë është problem i madh.

“Ju e dini si janë kushtet e autobusëve. Po të vëmë në dispozicion autobusët është si të vëmë në dispozicion vírusin. Nuk jemi ende gati ta bëjmë. Po punojmë me një grup ndërinstitucional, me drejtorin e transportit, të tatimeve, me drejtoren e AKSH-it duke ju krijuar operatorëve dhe publikut mundësi të reja. Kështu që durim në lidhje me transportin publik sepse ende nuk jemi aty. Është problem i madh në këto kushte që flasim”, tha Rama.

Sa i përket turízmit dhe sezonít veror, kryeministri u shpreh se do të lejohet që të bëhen pushime, por duhet të respektohen rregullat bazë pasi ky vit është ndryshe.

“Nuk mund ta imagjinojmë të kemi sezon veror të mbyllur pa turizëm, por do të jetë ndryshe nga vitet e tjera. Duhet të respektojmë disa rregulla dhe kufizime që në këtë kohë janë të domosdoshme. Nuk mund që për herë të 15 ditëve të mbushim spitalet dhe të hyjmë në një gropë dhe të shkojmë drejt një rimbyllje. Nuk mund ta bëjmë me duart tona me qëndrimet tona dhe nuk do të doja kurrë ta përzieja këtë por është e tmèrrshme nga pikëpamja e edukatës qytetare.

Turizmi i këtij viti do të fokusohet vetëm tek shqiptarët. Sigurisht që në kushtet e hapjes, shqiptarët do të sillen si suedezë për të zbatuar ato rregulla që të gjithë i dini përmendësh”, tha Rama.

M.C

Check Also

Nxorri lëpirëse në foltoren e parlamentit, përjashtohet për 10 ditë deputeti Ralf Gjoni

Byroja e Kuvendit ka vendosur të përjashtojë me 10 ditë deputetin Ralf Gjoni pasi që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine − 5 =