Home / Kulture / Tramp në të njëjtat gjurmë si Berluskoni?

Tramp në të njëjtat gjurmë si Berluskoni?

“Kur kam pak para, blej libra; dhe kur më tepron ndonjë gjë prej tyre, blej ushqim dhe veshje.” ― Desiderius Erasmus
Italia është ndoshta vendi më interesant në botë.
Perandoria Romake që dimensionoi krejt Perëndimin me të Drejtën Romake, dhe Krishtërimin, erdhi prej andej. Ata nisën Rilindjen dhe Iluminizmin, por e përsosën gjermanët e francezët.
Sot, pas kaq shekujsh, ata u rikthyen sërish me figurën e Silvio Berluskonit. Mund ta quajmë edhe fenomen.
Gjithë kohës thoshte se po erdhën të majtët në pushtet, vjen komunizmi në Itali. Kishte edhe media të vetat ku e trumpetonte një gjë të ktillë.
Shembullin e tij, ndër të tjerë, e ndoqi edhe presidenti amerikan Trump. Sapo i ra karta e ekonomisë prej Koronavirusit, ai iu rikthye sentimenteve idologjike: socializëm vs kapitalizëm. Ka funksionuar gjithnjë, pse jo edhe këtë rradhë!!!
A s’e bënte të njëjtën gjë Berluskoni?
A s’i kishte qejf Berluskoni bunga-bungat?
A s’ishte miliarder edhe Berluskoni?
A u bë komuniste Italia pas Berluskonit?
Linja e personave që kaloi nga mendimi i qartë se ka “brigada të kuqe” në Itali që me të vërtetë janë anarkiste e komuniste, e shkoi te rreziku permanent i komunizmit, u bë hap pas hapi.
1. Ka komplot kundër liderit.
2. E bën sistemi i tërë.
3. Lideri s’ja del dot pa ju.
4. Ju po e bëni betejën, ai është veç emri.
Por, duket se rreziku shfaqet jo kur ruhesh nga “brigadierët e kuq”, por kur fillon të lidhësh ngjare anekënd për forca të errëta kundër Liderit.
E cila është konstantja e 4 pikave më sipër? – Lideri.
Dhe lideri është populist, sepse “Ç’thotë populli bën ai”.
Nëse komunizmi shqiptar na mësoi ndonjë gjë, ai na tregoi se humanizmi mund çdo ideologji vrastare.
Sot, nëse anglo-sanksonët duan të zhvendosen nga Fridmani te Kejnesi për shembull, cilin prej të dy sistemeve ekonimike eksperimentuan shqiptarët që frikësohen nga lëvizja nga Neoliberalizmi në Liberalizëm?
Ndoshta, disave edhe Papa iu duket komunist, veçse Kisha e Xhamia kurdoherë ka qenë me të pamundurit. E për çudi, duket se konservatorët po shkojnë kudo kah klasës së mesme punëtore.
E tha vetë Trumpi, por e tha edhe vetë Bideni në fjalimin e fitores.
Se pse, le të na e shpjegojnë ata që dinë veç të jenë antikomunistë.
Por, vlen të theksohet se ka konservatorë si Bismarku e Disraeli që i kanë shpjeguar me kohë gjëra të ktilla.
Të qenit kundër diktaturave është detyrë qytetare, por të idhujtarizosh e të identifikosh sistemin me emrin e liderit, apo cilësitë e veprimet e tij, a s’është po komunizëm?
Politika, ashtu siç e shpjegojnë ata që shkruajnë, e studiojnë dhe e praktikojnë, është sa çështje racionaliteti, sa emocionesh.
Por të qenit emocionale, s’do të thotë iracionale, fiks si sektet – Kalorësit e Apokalipsit kanë mbërritur ndaj duhen marrë masa.
Masa kundër kujt? Kundër pjesës tjetër që mendon ndryshe nga ti, apo jo?
Në rrafshin politik ka të tjerë që i dinë më mirë gjërat, por mendoj se një pikë që e lëjmë jashtë vëmendjes, dhe që presidenti i ri amerikan e ngërtheu me të drejtë, është Shpirti i Kombit – Lufta ndaj racizmit, drejtësia shoqërore etj.
Sot, ndoshta për shkak të tekonologjisë, vetmia dhe depresioni përkëmbehen dhe ngatërrohen shpeshherë me njëri-tjetrin.
Ky është një nga komentet më të bukur që kam lexuar për këngën “All by myself” të Eric Carmenit:
– Si një ish-punonjës i shëndetit mendor mund të them me siguri se mallkimi më i madh në Amerikë është gjendja e vetmisë. Duke punuar në fushën e parandalimit të vetëvrasjes, mësova nga kontakti i shpeshtë me telefonuesit se, arsyeja më e përhapur pse ata kërkojnë ndihmë, është se nuk duan ta përjetojnë më vetminë.
Një përqindje e konsiderueshme e atyre që kanë familje dhe miq, ndiejnë një ndjenjë të thellë të vetmisë. Shumë diagnostikohen gabimisht me depresion kur në të vërtetë vuajnë nga vetmia. Vendosja e tyre në mjediset shoqërore shpesh nuk është përgjigjja. Ata kanë nevojë për një shpirt binjak, për mungesë të një termi më të mirë. Dikë për të ndarë frikën dhe shpresat e tyre më të thella. Sebastjan Zoja.

Check Also

E trishtë/ Shuhet Mishel Lako

Në ditët e 65 vjetorit të krijimit të Estradës Profesioniste të Vlorës. Mishel Lako ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 17 =