Home / Aktualitet / Trajtimi i përmirësuar financiar për Policinë e Burgjeve, ja sa është shuma që do të përfitojnë

Trajtimi i përmirësuar financiar për Policinë e Burgjeve, ja sa është shuma që do të përfitojnë

Qeveria ka miratuar trajtim financiar shtesë për punonjësit e Policisë së Burgjeve.

Sot, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për trajtimin me pagë e shtesa mbi pagë dhe për procedurën e kompensimit financiar gjatë qëndrimit në punë të punonjësve të policisë së burgjeve”, i cili përcakton trajtimin me pagë, shtesën mbi pagë, si shtesa për natyrë të veçantë pune, ashtu edhe shtesa për çdo vit vjetërsie shërbimi, si dhe kompensimet e shpenzimeve të udhëtimit, kompensimi për qiranë e banesës ashtu edhe trajtimi me ushqim pa pagesë.

Në VKM e miratuar sot përcaktohet e drejta e përfitimit të kompensimeve të shpenzimeve të udhëtimit, në vlerë lekësh për muaj, bazuar në distancën në kilometra nga vendbanimi i punonjësit që fillon nga shuma 3,000 Lekë në muaj për distancën më të shkurtër prej mbi 36 km deri në 15,000 Lekë në muaj për distancën më të gjatë, 200 km kur punonjësi komandohet larg vendbanimit.

Në VKM e miratuar sot, përcaktohet gjithashtu edhe drejta e përfitimit të kompensimit për qiranë e banesës, kur punonjësi është transferuar apo komanduar.

Gjithashtu, në këtë VKM parashikohet edhe e drejta e kompensimit për ushqim, në rastet kur është i pamundur trajtimi me ushqim nga institucioni.

Screenshot_4_copy.jpg

Check Also

Inagurimi i Biden si President si kurrë më parë në historinë amerikane

Gjatë historisë së Shteteve të Bashkuara, inaugurimi i një presidenti të ri paraqet një cilësi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 3 =