Home / Sport / Trajneri i Polonisë: Mbrojtësit shqiptarë luajtën fort, pa mëshirë

Trajneri i Polonisë: Mbrojtësit shqiptarë luajtën fort, pa mëshirë

Një ditë pas ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i kombëtares polake, Paulo Sousa, vlerësoi mbrojtësit e Shqipërisë. Sipas tij, puna e tyre ishte e mirë, pasi ia bënë shumë të vështirë golin sulmuesve polakë.

“Ndeshja u vendos nga stoli dhe nuk është hera e parë. Detyra kryesore e mesfushorëve tanë ishte që të neutralizonin nisjen e sulmeve të tyre.

Klich hyri në fushë për të shtuar cilësi dhe aftësi, kështu ne kontrolluam lojën pas pushimit.

Ishte ndeshje e vështirë për sulmin tonë. Mbrojtësit shqiptarë luajtën shumë fort, pa mëshirë dhe hynin në duele të ashpra. Gjyqtari bëri shumë mirë. Nuk ishte një ndeshje e lehtë për t’u arbitruar”, shprehej 51-vjeçari portugez.

Check Also

Mbappe i vetëdijshëm për të ardhmen: Sido të shkojë, do të luaj në një klub të madh

Një nga temat që mori më shumë vëmendje në merkaton e verës së kaluar, ishte …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × two =