Home / Sport / Trajneri i Kategorisë së Parë jep dorëheqjen duke hedhur akuza

Trajneri i Kategorisë së Parë jep dorëheqjen duke hedhur akuza

Samuel Nikaj jep dorëheqjen e parevokueshme dhe akuzon FSHF-në. Trajneri i Burrelit u shfaq tepër nervoz dhe mjaft i revoltuar me arbitrat, për të cilët tha se kishin mision për ta nxjerrë Burrelin jashtë loje.

Nuk lejojmë asnjë të tallet me djersën tonë e të lojtarëve të mi. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Që sot jap dorëheqjen dhe askush s’më kthen më. Nuk mund të bëhem pjesë e një maskarade të thurur nga FSHF-ja. Le të më dënojnë sa të duan për këto fjalë që po them. Kemi zhvilluar kampionatin më të mirë. Madje, kam ndërtuar skuadrën më të mirë të karrierës sime. E përjetova një situatë të tillë edhe në ndeshjen me Korabin.

Të njëjtën gjë përjetova dhe sot (të shtunën) me Dinamon. Unë nuk mund të qëndroj më këtu. Po deklaroj dorëheqjen për respekt të asaj pune të madhe që kemi bërë në këtë klub. Në Burrel asnjëherë nuk ka ndodhur që arbitrat të sillen kështu. Çdo ndeshje ka qenë e qetë dhe është luajtur futboll. Nuk jam trajner dosido, por trajner që e njoh futbollin, kam përvojë në këtë nivel kategorie. I njoh mirë situatat, por si kjo s’më ka ndodhur asnjëherë.

Check Also

Përkeqësohet situata tek Juventusi, përçahen drejtuesit e klubit

Gjërat në Juventus janë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë, pasi raportohet për një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × three =