Home / Aktualitet / Tragjike/ U mbyt pasditen e sotme, trupi i pajetë i 19-vjeçarit lihet në rezervuar, kërkimet do të vazhdojnë nesër

Tragjike/ U mbyt pasditen e sotme, trupi i pajetë i 19-vjeçarit lihet në rezervuar, kërkimet do të vazhdojnë nesër

Një 19-vjeçar i identifikuar si Sejmir Bajrami, u mbyt pasditen e sotme në rezervuarin e fshatit Novosejë.

Mësohet se i riu ishte nga fshati Borje, por nuk dinte not, ndërsa ishte duke u larë me disa shokë.

Trupi i viktimës ndodhet ende në rezervuar ku thellësia maksimale është 16 metra dhe kërkimet për të nxjerrë trupin e pajetë do të fillojnë ditën e nesërme.

Në njoftimin paraprak u tha se shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kishin mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.

Check Also

Koreja e Veriut qëllon dhe djeg një zyrtar civil të Koresë së Jugut

SEUL, KOREJA E JUGUT – Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × four =