Home / Bota / Tragjike / Shkuan në mal për të parë yjet, vdesin 5 të rinj në Itali

Tragjike / Shkuan në mal për të parë yjet, vdesin 5 të rinj në Itali

Një 24 vjeçar dhe 4 fëmijë të moshës 11- 16 vjeç humbi jetën në një aksident tragjik të ndodhur mesnatën e së martës (11 gusht)  në Itali.

Aksidenti i rëndë u shënua në Castelmagno, afër provincës së Kuneos

Makina në të cilën udhëtonin të rinjt doli nga rruga duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të mjetit, një djalë 24 vjeçar dhe 4 fëmijëve të moshës 11 dhe 16 vjeç.

Ndërkohë 4 fëmijë të tjerë janë plagosur dhe dy prej tyre janë në gjëndje të rëndë.

Të gjithë ata që kanë qenë në makinë përfunduan 200 metra larg rrugës. Viktimat ishin nga province e Cuneos dhe ndodheshin në këtë zonë me familjen e tyre për kamping. Disa prej familjarëve mbërritën në vendngjarje pak minuta pas aksidentit.

Sipas policisë fuoristrada me të cilën po udhëtonin ishte për 6 persona ndërkohë që në të po udhëtonin  9 persona.

Kishin shkuar për të parë yjet – Pas darkës fëmijët ishin nisur drejt Malit për të parë më mirë yjet. Aksidenti duhet të ketë ndodhur rreth mesnatës, ndërsa po ktheheshin në shtëpi. Nuk dihen ende shkaqet, ndoshta një shpërqëndrim, ka bërë që 24 vjeçari të humbë kontrollonin.

Castelmango është një komunë me 61 banorë në gati 1. 150 metra mbi nivelin e detit .

Check Also

EMRI/ Arrestohet pedagogu i Universitetit të Korçës, iu merrte para studentëve për provimet

Policia ka arrestuar një pedagog të Universitetit të Korçës, nën akuzat për korrupsion. Gazetarja Lorena …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + 10 =