Home / Aktualitet / Tragjike/ Përfshihet nga flakët një banesë, digjet për së gjalli 85-vjeçari

Tragjike/ Përfshihet nga flakët një banesë, digjet për së gjalli 85-vjeçari

Një 85-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Kavajë, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:20, në Golem.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Njoftimi:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 30.01.2021, rreth orës 07:20,  në Golem, Kavajë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L.K. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi L. K., 85 vjeç.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Check Also

Këshillat që duhet të dini nëse po kaloni një ditë të keqe

Nuk ka lumturi të përhershme, por ka një rrugëtim drejt saj që mund të jetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − four =