Home / Kronike / Kronike / Tragjike në Sarandë / 65 vjeçari rrëzohet teksa punonte dhe e zë zetori poshtë, vdes rrugës për në spital

Tragjike në Sarandë / 65 vjeçari rrëzohet teksa punonte dhe e zë zetori poshtë, vdes rrugës për në spital

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Sarandës, ku një 65 vjeçar, që ka qenë duke punuar në vreshtari, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht zetori, i cili e ka zënë poshtë dhe si pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Njoftimi i Policisë:

“Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dhrovjan të Sarandës, duke punuar në vreshtari dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht zetori duke zënë poshtë drejtuesin, shtetasin R. N., 67 vjeç, banues në fshatin Aliko, Finiq, i cili ka ndërruar jetë rrugës drejt spitalit. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave”, thotë policia.

 

Check Also

UGSH apel qeverive/Ndihmoni gazetarët e Luginës së Preshevës

Tirane me 29.09.2020 Unioni i Gazetareve Shqiptare vlereson intensifikimin e programeve dhe projekteve bashkepunuese mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × four =